Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik
AFÇË
Beng.
AGJËRONJË
Çatë, çafkë.
AKREP
Kafshë e vogël helmuese me ngjyrë të zezë, me këmbë nyja-nyja, me dy gëthapë përpara dhe me një thumb të përkulshëm nga pas; sfurkth, përçollak. Akrep i zi. Helmi i akrepit. Vaj akrepi bar që përgatitet me vaj e me helmin e akrepit dhe që përdoret në mjekësinë popullore. Fole akrepash.
AKREP UJI
Insekt dëmtues, që rron nëpër orizoret dhe që bren rrënjët e orizit.
AME
Lojbë
AMEBË
Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që rron në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes.
ANOFELE
Lloj mushkonje që mbart mikrobin e malaries, mushkonja e malaries. Larvat e anofeles.
ANTENAGJATË
Kandërr me trup të vogël, me brirthët të gjatë e me krahët si me gjemb në majë, që dëmton bimët. Antenagjati i jonxhës. Antenagjati i fikut.
ANTENË
Secila nga dy fijet e holla në kokën e disa kandrrave, që shërbejnë si organe të ndijimit e të nuhatjes; brirth. Çifte antenash.
ANTILOPË
Gjitar ripërtypës i egër i vendeve të ngrohta të Azisë e të Afrikës, me pamje e madhësi të ndryshme, që ka brirë të gjatë e lëkurë me qime të shkurtër, dhe që vrapon shumë shpejt. Kope antilopash. Lëkurë antilope. Kërcimi i antilopës.
ANTROPOID
Që i ngjan njeriut nga pamja e jashtme dhe nga ndërtimi i trupit (për majmunët). Majmunët antropoidë.
ARAP
Fulterëz.
ARË
Miu i arave
ARËZ
Kandërr e vogël sa bleta, po me trup më të hollë, me ngjyrë të verdhë e me vija të zeza, me thumb helmues; grerëz. Pole (çerdhe) arëzash. Bukë arëzash fole grerëzash si hoje blete.
ARI
Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë. Ariu i murrmë. Ariu i bardhë. Ari pylli.
ARUSHË
Femra e ariut.
ARRÇ
Dosëz, bushtërz.
ASTRIT
Gjarpër i madh me ngjyrë të verdhë e shpesh i shkruar me pika, që është shumë i shpejtë e i shkathët. Astrit me pika. Hidhet si astrit.
Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik
Pershendetje. Ky fjalor eshte nje perpjekje e mire e zoologjise, por eshte shume i manget. . Une nuk jam zoologe dhe nuk kam lidhje me zoologjine, por si qytetare e thjeshte me vijne ndermend shume emra kafshesh qe nuk jane permendur ne kete fjalor. Shpresoj te plotesohet ne nje te ardhme te afert.
Respekte.
Përshëndetje Jeta! Faleminderit për komentin. Kjo ka qenë një listë e nxjerrë e fjalori i gjuhës shqipe. Kemi kemi ngritur një fjalor të zoologjisë me mbi njëmijë zëra, me emrin e tyre në latinisht dhe me fotografi të cilin e gjeni te enciklopedia këtu.
Ndërsa për komente, sugjerimet dhe biseda ju ftojmë të bashkoheni te forumi ynë.