Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik
B
Bregcë. Gargull. Grikëll. Peligorgë.
BAFË
Femra e levrekut.
BAJGUSH
Brumbull.
BAJUKË
Shpend i liqeneve dhe i kënetave, i ngjashëm me bajzën, që ka sqep ngjyrë bari dhe lafshë të bardhë.
BAJZË
Shpend uji nga familja e rosës së egër, me sqep e me bark të bardhë, me pendë ngjyrë hiri në të zezë e me sy të kuq, që rron në tufë zakonisht buzë liqeneve ose nëpër këneta dhe ushqehet me peshk.
BAKALARO
Peshk i madh i deteve të Veriut, që përdoret si ushqim i tharë e i kripur.
BALDOSË
1. Kafshë gjitare mishngrënëse, me trup të vogël e me turi të zgjatur, me qime të gjata, të ashpra, të murrme në bark e me të çelura në kurriz, që e bën strofkën thellë në dhe; dosëbalë, vjedull. Lëkurë baldose. Strofkë baldose. 2. Dosëz, bushtërz.
BALENË
Kafshë gjitare shumë e madhe, me trup si të peshkut, me gojë shumë të gjerë e me fletëza të brirta në vend të dhëmbëve, që jeton në oqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj. Balena polare. Balena e kaltër. Balena me dhëmbë. Mish (vaj, dhjamë) balene. Gjuetia e balenave.
BALOSH
Shpend uji që jeton nëpër këneta, më i vogël se rosa, me pupla në ngjyrë të çelur e të bardha në kokë.
BALTOVEC
Baltuk
BALTUK
Peshk i vogël, i ngjashëm me shojzën, i bardhë, pa hala, me mustaqe e me qime në trup, që jeton në ujëra të ëmbla e me baltë.
BALUSHË
Bajzë
BALLËGJERË
Peshk i ujërave të ëmbla, me kokë të madhe e të gjerë dhe me trup të trashë.
BALLËVERDHË
Zog me trup shumë të vogël, me krahë të verdhë, që e ka ballin të kuq me pika të verdha dhe që nuk shtegton në dimër.
BAR
Zog bari
BARBUN
Peshk deti i vogël, me kokë të madhe e të gjerë, me dy mustaqe të gjata nën gojë, që i ka luspat në ngjyrë të kuqërreme.
BARBURIQ
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, që i ngjan barbunit dhe është me pika të vogla të kuqe.
BARDHË
Ariu i bardhë.
Lepuri i bardhë
Çafka e bardhë.
Mëllenja e bardhë.
Korbi i bardhë, gallofi.
Milingona e bardhë.
Miza e bardhë.
Krimbi i bardhë.
Breshka e bardhë.
BARI
Shpend notues, me pupla ngjyrë kafe, me sqep si të pulës, që jeton nëpër këneta dhe ushqehet me peshq të vegjël.
BARIBOJË
Mullibardhë.
BARISHTOR
Lloj kandrrash të vogla, me ngjyrë të verdhë a të kuqërreme, që dëmtojnë bimët barishtore. Barishtori i vogël. Barishtori këmbëkuq. Barishtori barkkuq. Barishtori kokëtrashë.
BARKARTË
Kandërr dëmtuese e bimëve, që e ka barkun të mbuluar me push të verdhë si të praruar. Vemje barkartash.
BARKGJERË
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, me bark të gjerë, skort me vizë.
BARKKUQE
Lloj bretkose me bark si të kuq.
BARKULEC
Peshk i vogël sa cironka, që rron zakonisht në ujëra të njelmëta.
BAROSKË
Zog i larmë me trup sa të mëllenjës.
BARSHKUMBËS
Shkumës
BELBE
Patë e egër, me trup të vogël, që, kur këlthet, nxjerr me ndërprerje një zë të mbytur.
BELBICË
Belushkë
BELUSHKË
Troftë më e vogël se korani, në ngjyrë argjendi, që rron në liqenin e Pogradecit. Vezë belushke. Zë belushka.
BENG
Zog shtegtar sa një harabel, me pupla në ngjyrë të verdhë të ndritur, me krahë të zinj e me sqep të kuq, që ushqehet me fiq; fikës. Tufë bengjesh. Femra e bengut.
BER
Shigjetull
BERËZ
Lloj bishtatundësi me ngjyrë hiri të ndritshme, që i ka këmbët shumë të holla.
BERONJË
Gjarpër i hollë e i gjatë, që i mbështillet njeriut a shtazës përreth kur do ta hajë; ber, shigjetull.
BIKËR
Fulterëz, bishtfultere.
BILBIL
Zog i vogël shtegtar; me pupla të përhime në bark dhe te murrme në krahët, që njihet si këngëtari më i mirë ndër gjithë zogjtë.
BILBILESHË
Femra e bilbilit
BIRËVESHË
Gërshërëz
BIRUES
Emër i disa kandrrave dëmtuese, larvat e të cilave shpojnë vrima në pemët. Biruesi i fikut. Biruesi i ullirit. Biruesi i hardhisë. Biruesi i kumbullës.
BISKAR
Astrit.
BISKË
Rosë e egër me bisht të gjatë.
BISTËR
1. Peshk deti me trup të hollë e të gjatë si ngjalë; gjilpërëz. 2. Shpend deti me sqep të gjatë dhe me pendë të bardha.
BISHTAFURKË
Nusja e lalës, bukël.
BISHTAGAN
Pilivesë.
BISHTAGJATË
Lloj trishtili me bisht të gjatë, që rron nëpër pyje.
BISHTAGJEL
Lloj rose e egër shtegtare.
BISHTAKUQ
1. Bishtkuq
2. Peshk i familjes së krapit, me pendë në ngjyrë të kuqe.
BISHTANJAKE
Lloj peshku me bisht të gjatë, me të cilin godit peshqit e tjerë.
BISHTARTË
Lloj fluture, që e ka ngjyrën e bishtit të verdhë si ar.
BISHTATUNDËS
Zog i vogël i rendit të harabelave, me ngjyrë të hirtë dhe me bisht të gjatë, që e tund gjithnjë kur ecën.
BISHTBARDHË
Zog i vogël sa dallëndyshja, që i ka pendët ngjyrë hiri dhe bishtin të bardhë.
BISHTËRR
Bishtfultere.
BISHTFULTERE
Bretkosë e vogël në fillim të zhvillimit të saj, që është një larvë me bisht, bishtlopatë.
BISHTFURKABUKUR
Nusja e lalës, bukël.
BISHTGËRSHËRË
Lloj rose e egër, që e ka bishtin si gërshërë.
BISHTGJATË
Bishtatundës.
BISHTGJELE
Rosë e egër që rron afër ujërave, me bisht të gjatë si të gjelit, me qafë të shkurtër e me këmbë të verdha.
BISHTKUQ
Zog i vogël këngëtar, me bisht si të kuqërremë, që jeton zakonisht nëpër vrimat e ledheve ose të mureve. Bishtkuqi zeshkan. Bishtkuqi i mureve (i ledheve).
BISHTLËKUNDËS
Bishtatundës.
BISHTLOPATË
Bishtfultere.
BISHTMËLLENJËZ
Peshk me trup të shtypur, me sytë të vendosur së bashku nga njëra anë, që rron në fund të detit dhe e ndërron shpejt ngjyrën sipas mjedisit.
BISHTMI
Peshk deti me trup të shtypur, pak më i gjerë se i gjatë, në ngjyrë të murrme në të hirtë, pa luspa dhe me bisht si grep e të dhëmbëzuar.
BIZON
Ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh, me një gungë mbi shpatulla dhe me një kreshtë të dendur në pjesën e përparme të trupit. Kope bizonësh. Gjuetia e bizonëve.
BLERTË
Hardhja e blertë, zhapiu.
BLETË
Mizë me krahë, me trup të vogël e të murrmë, të mbuluar me push të verdhë, e cila mbledh nektarin e polenin e luleve dhe bën mjaltin e dyllin. Bletë mjaltëse. Bletë e egër. Bletë punëtore. Mizë blete. Mbretëresha e bletëve. Meshkujt e bletëve. Familje bletësh. Thumbi i bletës. Zgjua (koshere) bletësh. Hoje bletësh. Bukë blete pite dylli. Qumështi i bletëve lëng shumë i ushqyeshëm që nxjerrin bletët punëtore nga disa gjëndra të posaçme dhe që ua japin larvave të tyre. Rritja e bletëve. Zukasin bletët.
BLI
Peshk i madh deti me sharrëz mbi kurriz, që e ka mishin të shijshëm dhe që ka vezë të zeza, nga të cilat bëhet havjar i mirë. Bli i bardhë. Bli deti.
BLLOÇKËLOPË
Thithëlopë.
BOA
Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm, me ngjyrë të murrme në të kuqërreme, që rron në Amerikën Jugore e në Madagaskar dhe që ushqehet me kafshë. Boa shtrënguese. Boa e pyjeve. Boa e ujit.
BOBËL
Lloj kërmilli që del në pranverë, zakonisht pas shiut. Guaskë boble. Dolën boblat. Ecën si bobla.
BOBËZ
Rriqër.
BOKË
Gjarpri i bokës, gjarpër i zi, helmues, që rri në vende të thata.
BOKËRR
Mi fushe në ngjyrë të ndryshkut, që dëmton bimët.
BOLLË
Gjarpër i trashë johelmues, i gjatë deri një metër e gjysmë, me kokë që nuk dallohet nga qafa dhe me bark të sheshtë, bullar; gjarpër.
BOLLËSHARDE
Gjarpër i gjatë rreth dy metra e gjysmë, me lëkurë të trashë, të përhime e lara-lara, që i ngjan bollës.
BOLLËVERBËT
Gjarpër johelmues, që i ngjan një bolle të vogël dhe që zvarritet si të jetë i verbër.
BOLLUJËSE
Gjarpër johelmues, i gjatë deri një metër e gjysmë, që jeton në ujë; bollë uji.
BORAK
Borës.
BORBOLEC
Koshas, vongorec.
BORË
Zog bore, borës, zborak.
BORËS
Zog i vogël këngëtar sa një trumcak, me krahë të zez, me kurriz të murrmë dhe me gjoks të kuqërremë; zogu i borës, zborak.
BORIZAN
Pëllumbi borizan, lloj pëllumbi, që e ka bishtin të madh.
BORROVIQ
Shpend shtegtar, me pendë të bardha a të përhime, me sqep e këmbë si të lejlekut, që rri pranë ujërave të ëmbla ose në ara të korrura dhe që ushqehet me krimba e me peshk.
BOSTAN
Pikaloshja e bostanit, mollëkuqe.
BOTËGJINATORE
Gjinatore
BOZHOR
Pelikan.
BOZHORE
Femra e pelikanit.
BREDRURE
Qukapik.
BREGCË
Zog i madh sa mëllenja, me pendë të gjelbra, që rron brigjeve të lumenjve; gargull, babil.
BREJTAR
Brejtës
BREJTËS
Kafshë gjitare (si ketri, shqarthi, lepuri, miu etj.), që i ka dhëmbët e parë të zhvilluar e të mprehtë dhe që ushqehet duke brejtur bimë e sende të tjera. Brejtës i vogël. Brejtësit e pyllit. Rendi i brejtësve.
BREKAZI
Brumbull që jeton në pyje ahesh e gështenjash, me trup të zi e të gjatë dhe me dy brirthë të degëzuar si dreri.
BRESHKË
Kafshë e vogël zvarranike, që e ka trupin të futur në një guaskë kockore pulla-pulla, të rrumbullakët lart dhe të sheshtë poshtë, që ka katër këmbë të shkurtra dhe ecën shumë ngadalë. Breshkë toke. Breshkë uji breshkujëse. Breshkë kënete (deti). Gropë breshkë. Vezë breshkë. Samar (guaskë) breshkë.
BRESHKËZ
1. Breshkë
2. nsekt i ngjashëm me morrin, me ngjyra të ndryshme, i mbuluar me një guaskë të hollë, të dylltë e pulla-pulla si guaska e breshkës, që ngjitet zakonisht në gjethe, në degë a nëpër fruta dhe ushqehet me lëngjet e tyre. Breshkëza e butë. Breshkëza dyllore. Breshkëza e bardhë. Breshkëza e kuqe (breshkëza e agrumeve). Breshkëza e zezë. Breshkëza e fikut. Breshkëza e ullirit.
BRESHKUJËSE
Breshkë që rron në ujë, breshkë uji.
BRETK
Mashkulli i bretkosës.
BRETKOSË
Kafshë e vogël pa bisht, me ngjyrë të murrme a të gjelbër, me këmbët e prapme të gjata, që ecën duke kërcyer dhe që mund të jetojë në ujë dhe në tokë. Bretkosë e gjelbër. Bretkosë bari. Zë bretkose. Tufë bretkosash. Këndojnë (kuakin) bretkosat.
BREVË
Gjarpër johelmues, i gjatë më se një metër, me kurrizin ngjyrëkafe të errët, që e mbyt gjahun duke iu mbështjellë rreth trupit e duke e shtrënguar fort.
BRICJAP
Larvë e madhe pa këmbë, me gjoks të gjerë e si trekëndësh dhe me bark konik, që bren drurin.
BRUÇ
Një lloj bubuzheli dy-tre centimetra i gjatë, me ngjyrë të murrme a të zezë, që dëmton pemët e drurët, sidomos hardhitë.
BRUFULL
I vogli i qefullit.
BRUMAÇ
Bruç.
BRUMBULL
Kandërr me ngjyrë të zezë a të murrme etj., me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron nëpër drurë, në pleh etj. Brumbull i vogël. Brumbulli i zi. Brumbulli i murrmë. Brumbulli i gjelbër. Brumbulli i butë. Brumbulli i egër. Brumbull maji. Brumbulli i miellit.
BRYTH
Urith.
BUALL
Kacadre.
BUBË
1. Vemje e rritur, para se të shndërrohet në flutur ose në
krimb, zakonisht e mbuluar me push, krimbalesh, krimb mëndafshi.
2. Rre, glistër. Bar bubash. Ka buba. Ngjyrë bube ngjyrë e verdheme.
3. Rrëshqanor që të ha (gjarpër, zhapi etj.).
4. Morr i vogël.
BUBUREZË
1. Mollëkuqe.
2. Xixëllonjë, bukurezë.
BUBURIZË
1. Mollëkuqe.
2. Morr i vogël bimësh e pemësh, zakonisht i gjelbër a me pika.
BUBURREC
1. Kandërr me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, zakonisht me ngjyrë të zezë a të errët të ndritshme, që rron në plehra, në mure etj.; emër i përgjithshëm për disa kandrra të vogla pa krahë dhe që dëmtojnë bimët.
Buburreci i zi.
Buburreci i drithërave.
Buburreci i duhanit.
Buburreci i fasadës.
Buburreci i bizeles.
Buburreci i patates.
Buburreci i ullirit.
Buburreci i luleve
2. Mizë dheu; milingonë.
3. Bishtfultere.
BUBUZHEL
Brumbull që rri zakonisht në plehërishte, mbledh plehra topa-topa dhe i rrokullis në folenë e vet.
BUBUZHINGË
Vizhë.
BUÇ
Gjarpër, nepërkë.
BUF
Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj në ballë, me sqep të shkurtër e të kthyer, që rron ndër pyje e në gërmadha dhe që këndon
natën sikur vajton.
Bufi veshgjatë.
Bufi veshshkurtër.
Bufi polar.
Buf kënete.
BUKËL
Kafshë e vogël mishngrënëse e familjes së kunadhes, me trup të hollë e të shkathët, me qime të murrme pak si të kuqërreme sipër e të bardha në bark; nuselalë, bishtafurkë.
BUKUR
Pikëlore
BUKUREZË
Xixëllonjë.
BUKUROSH
Bishtatundës.
BULKTH
Kandërr si karkalec i vogël, me krahë të errët, që rron zakonisht në vrimat e dheut a të mureve të vjetra dhe që natën nxjerr një zë si të gjinkallës. Bulkth nate. Kënga e bulkthit.
BULLAR
Gjarpër johelmues, me trup të trashë e të gjatë rreth një metër, mjaft i ngathët në lëvizje, që ushqehet me kërmij, minj, zogj etj
BUQICË
Zog i vogël sa një trumcak, me ngjyrë të blertë si në të hirtë, që e ndërton çerdhen si të dallëndyshes nëpër guva e shpella.
BURBULEC
Krimb që rritet nën lëkurën e disa kafshëve ose në ujë të ndenjur.
BUSHTËR
1. Femra e qenit, buçe, shakë.
2. Dosëz
BUSHTËRZ
Dosëz
BUTAK
Tip kafshësh të vogla me trup të butë, pa skelet e të mbuluar me një cipë të përjargur, që kanë zakonisht një guaskë mbrojtëse dhe që rrojnë kryesisht në ujëra të kripura e të ëmbla; molusk. Butakë uji (deti). Butakë toke. Butakë me
(pa) guaskë.
BUZËKUQE
1. Tartabiqe.
2. Mollëkuqe.
BUZOÇ
Vijosh
BYR
Urith.
Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik
Pershendetje. Ky fjalor eshte nje perpjekje e mire e zoologjise, por eshte shume i manget. . Une nuk jam zoologe dhe nuk kam lidhje me zoologjine, por si qytetare e thjeshte me vijne ndermend shume emra kafshesh qe nuk jane permendur ne kete fjalor. Shpresoj te plotesohet ne nje te ardhme te afert.
Respekte.
Përshëndetje Jeta! Faleminderit për komentin. Kjo ka qenë një listë e nxjerrë e fjalori i gjuhës shqipe. Kemi kemi ngritur një fjalor të zoologjisë me mbi njëmijë zëra, me emrin e tyre në latinisht dhe me fotografi të cilin e gjeni te enciklopedia këtu.
Ndërsa për komente, sugjerimet dhe biseda ju ftojmë të bashkoheni te forumi ynë.