Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

LAKEÇ LAKEÇ

Krap i vogël, i parritur (më i madh se krapuliqi).

LAKËR

Çimka (tartabiqja) e lakrës.

Futura e lakrës.

Miza e lakrës

Morri i lakrës.

Pleshti i lakrës.

Tenja e lakrës.

Turigjati i lakrës.

Vemja e lakrës

Vrugu i lakrës.

LAKURIQ

Lakuriqës.

LAKURIQËS

Gjitar i vogël sa një zog, i zi, me krahë të gjerë e të mbuluar me lëkurë të hollë, që i ngjan miut, fluturon natën dhe ushqehet me kandrra e me pemë të ndryshme; lakuriq, zogu i natës. Lakuriqës veshgjatë. Fole lakuriqësish.

LALË

Nusja e lalës, nuselalë.

LAMË

Kafshë e viseve të Amerikës së Jugut, afërsisht sa një dhi e madhe, që ka lesh të mirë dhe që shërben si kafshë ngarkese.

LAPURAK

1. Lakuriqësi i natës.

2. Lloj kërmilli pa guaskë, jargës.

LARADASH

Pelikan.

LARAKUQE

Nuselalë.

LARAMANE

1. Lloj rose e egër, me trup të vogël e me pendë të larme, që rri nëpër liqene.

2. Pikëlore.

LARASKË

Shpend i ngjashëm me sorrën, me pendë të përhime e të bardha, me bisht të gjatë e me krahë të shkurtër, që rron në fusha, në pyje e në qendra të banuara; grizhël.

LARASH

1. Lloj fajkoi me trup të larmë, që ushqehet me kërma.

2. Lloj rose e egër me pendë të larme, që rri në det dhe që del nëpër brigje e këneta vetëm në kohë të keqe e me stuhi. Larash deti.

LARËZ

1. Zog i vogël sa një harabel, me trup të larmë, që rri më shumë livadheve.

2. Lloj peshku i vogël me lara në trup.

LAROSH

Larash

LARVË

Trajtë fillestare e kandrrave, e krimbave, e bretkosave dhe e disa kafshëve të ujit, që sapo ka dalë nga veza dhe jeton më vete; vemje. Larva kandrrash (mizash). Larvat e krimbave (e fluturave, e bretkosave, e peshqve).

LASHTA

Shushunja e të lashtave (e drithërave)

LAURESHË

1. Çafkëlore. Lauresha e malit. Kënga e laureshës.

2. Zog këngëtar, pak më i madh se harabeli, me ngjyrë të përhime e me pika të errëta, që rri arave; çerdhukël.

LEJLEK

1. Shpend i madh shtegtar, me pendë të bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata, që jeton në vende të ngrohta pranë brigjeve të liqeneve, të lumenjve ose nëpër moçalishte, e bën folenë zakonisht nëpër drurë të lartë dhe ushqehet sidomos me peshq, me bretkosa, me gjarpërinj, me krimba, me brejtës të vegjël etj. 2.Peshk deti me trup të zgjatur, me bark të bardhë, me shpinë të kaltërreme e me bisht të gjatë, të hollë e të mprehtë si sharrë.

LEKËN

Femra e koranit. Lekna pikalore (me pika). Lekna e liqenit.

LEOPARD

Kafshë grabitqare e familjes së maceve, e madhe sa tigri, me qime të verdhë e me lara të zeza, që është shumë e shpejtë e ngjitet me shkathtësi edhe mbi drurët dhe që rron në pyjet e Afrikës e të Azisë. Gjuetia e leopardit. Lëkurë leopardi.

LEPUR

Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, me trupin të mbuluar me qime të gjata në ngjyrë të murrme ose të bardhë, me këmbët e prapme më të gjata se të përparmet, që rend shumë shpejt dhe që njihet si frikacake. Lepur i egër. Lepur i butë. Lepur i bardhë. Lepuri i fushave. Lëkurë (lesh) lepuri.

LEVREK

Peshk i ujërave të kripura, më i madh se qefulli, me trupin në ngjyrë hiri të errët përsipër dhe të bardhë e të shndritshëm poshtë, me dy pendë në kurriz, i cili noton shpejt dhe ka mish shumë të shijshëm.

LËKITËR

Ketër

LËKURËGJEMBORË

Familje kafshësh jokërbishtore të ujërave të kripura, si iriqi i detit, ylli i detit etj., që e kanë lëkurën me gjemba.

LËKURËTRASHË

Kafshë gjitare si hipopotami, rinoqeronti etj., që ka lëkurë të trashë, me qime të shkurtra e të forta dhe bark të madh.

LËVORENGRËNËS

1. Që ha lëvoren e drurëve a të pemëve. Zhuzhaku lëvorengrënës.

2. Lloj zhuzhaku që ha lëvoren e drurëve a të pemëve.

LËVRIZË

Krimb i gjatë me trup të shtypur, që jeton si parazit në zorrët e njerëzve; shirit.

LIKURISHTË

Tetëkëmbësh.

LIS

Mizë lisi, lloj mize e vogël, që u bie hardhive dhe i than krejt.

LIVADH

Trumcaku i livadheve.

LOJBË

Peshk deti, me trup vezak e të gjatë deri në dy metra, me ngjyrë të gjelbër ose të hirtë të çelur në kurriz e anash dhe të argjendtë në bark, me kokë të gjerë, me dy pendë të dhëmbëzuara e të forta në kurriz, që arrin deri në pesëdhjetë kilogramë e ka mish të shijshëm.

LOPATË

Lopatëz

LOPATËZ

Fulterëz.

LOPË

1. Kafshë e madhe shtëpiake femër, që mbahet për qumështin, mishin e lëkurën, mëshqerrë që ka pjellë viç, femra e kaut; gjedh femër i rritur.

2. Lopë deti, gjitar me trup shumë të madh, që ka jetuar në tufa kryesisht në Oqeanin e Ngrirë të Veriut dhe që tani është zhdukur.

LORËZ

Shpend i vogël nate, me pendë ngjyrë kafe të çelur ose si të kuqe, me bisht të gjatë, që nxjerr një zë të përvajshëm kur këndon. Këndon lorëza. Flet si lorëza flet shpejt e me zë të çjerrë.

LOSË

Lloj peshku i ujërave të ëmbla i ngjashëm me troftën, por me trup më të shtypur dhe me pendën kurrizore në trajtën e freskores.

LUAN

Kafshë e egër gjitare, e madhe e mishngrënëse, me lesh të shkurtër e të verdhemë, me një tufë qimesh në fund të bishtit (dhe te mashkulli me një kreshtë a kurorë qimesh të

gjata në qafë e rreth kokës), që ndodhet në disa vise të Afrikës, të Azisë etj. dhe që mbahet si kafsha më e fortë në përleshje me të tjerat.

LUANI I DETIT

Lloj foke e madhe e me veshë, që jeton zakonisht në oqeane.

LUBARDHË

Kafshë e egër mishngrënëse e viseve malore, me qime të shndritshme, të bardha në të kuqërreme, që i ngjan luqerbullit dhe është shumë e shpejtë; lulëz.

LUGËS

Sqeplugë.

LUGVESHËZ

Gërshërëz.

LULËZ

Lubardhë.

LUNDËR

Kafshë e egër e mishngrënëse, e madhe sa një mace, me lëkurë të butë e të çmueshme, me qime të shndritshme në ngjyrë kafe të mbyllur, që rron në ujëra të ëmbla dhe ushqehet me peshq; vidër.

LUNDËRZ

Lundër, vidër.

LUQERBULL

Rrëqebull.

LLABATAN

Guhak.

LLALLË

Flutur, më e madhe se miza e zakonshme, e cila i bën vezët në zgjuan e bletëve dhe i detyron këto të largohen prej andej.

LLOÇË

Kubël e vogël në moshën prej katër muajsh deri në një vit.

LLOGOBERE

Rosë e egër që e ka zënë vera pa shtegtuar.

LLOSKË

Peshk i ujërave të ëmbla, i ngjashëm me krapin, por me trup më të shkurtër e më të shtypur anash; me kokë të vogël e me shumë hala; drangë.

 

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Comments
All comments.
Comments

  1. Jeta

    Pershendetje. Ky fjalor eshte nje perpjekje e mire e zoologjise, por eshte shume i manget. . Une nuk jam zoologe dhe nuk kam lidhje me zoologjine, por si qytetare e thjeshte me vijne ndermend shume emra kafshesh qe nuk jane permendur ne kete fjalor. Shpresoj te plotesohet ne nje te ardhme te afert.
    Respekte.

    1. Hono Lulu

      Përshëndetje Jeta! Faleminderit për komentin. Kjo ka qenë një listë e nxjerrë e fjalori i gjuhës shqipe. Kemi kemi ngritur një fjalor të zoologjisë me mbi njëmijë zëra, me emrin e tyre në latinisht dhe me fotografi të cilin e gjeni te enciklopedia këtu.
      Ndërsa për komente, sugjerimet dhe biseda ju ftojmë të bashkoheni te forumi ynë.