Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

MACE
mace

1. Kafshë e vogël shtëpiake, gjitare e mishngrënëse, me trup të shkathët, të mbuluar me qime të buta, me sy të mprehtë e me kthetra të forta, që mbahet zakonisht për të juajtur minj.

2. Mace e egër, kafshë e egër mishngrënëse, më e madhe se macja e butë, me qime ngjyrë hiri a ngjyrëkafe të hapët, që jeton në pyll dhe ushqehet zakonisht me minj etj.

MACE DETI

Lloj peshku me erë të veçantë.

MAJ

Zhuzhaku i majit

MAJMUN

Kafshë gjitare shumë e ngjashme me njeriun, që rron në pyjet tropikale dhe që dy këmbët e para i ka më të gjata e mund t’i përdorë si duar.

MAKNORE

Shumëkëmbësh.

MARSATORE

Rosë e egër shtegtare, që i ngjet kurrillës e që vjen në muajin mars. Gjuetia e marsatores.

MEDUZË

Kandil deti.

MELCË

Kubël e vogël deri në moshën katër muajsh.

MERIMANGË

1. Kafshë me trup të vogël e me ngjyra të ndryshme, me katër këmbë të holla e të gjata, që rron nëpër vende të errëta (nëpër bodrume, në qoshet e dhomave etj.), ku end rrjeta të dendura prej fijesh shumë të holla.

2. Merimanga e argjendtë, merimangë shumë e vogël me ngjyrë të argjendtë që dëmton kokrrat e gjethet e agrumeve.

3. Merimanga e kuqe, merimangë me trup të vogël, që dëmton shumë lulet dhe pemët.

4. Merimanga e verdhë (e domates), merimangë shumë e vogël, me trup si kon e me ngjyrë të verdhë, që rron si parazit i bimëve duke thithur lëngun e gjetheve.

5. Merimanga e hardhisë, merimangë me trup të vogël, me ngjyrë të verdhë në të kuqe, që dëmton gjethet e hardhisë; tenja e hardhisë, krimbi i hardhisë.

6. Merimanga e miellit

7. Merimanga me kryq (merimanga e kopshteve), merimangë me trup të madh, të mbuluar me një push të hollë, që ka në kurriz një kryq të formuar nga disa njolla të bardha dhe që dëmton pemët.

8. Merimanga e pambukut merimangë me trup të vogël, që dëmton pambukun, disa perime etj.

9. Merimanga e tokës.

MERIMANGORE

Klasë e disa kafshëve të vogla jokërbishtore (si merimanga, akrepi, këpusha etj.), të cilat e kanë kokën të bashkuar me kraharorin.

MËLLENJË

1. Zog i vogël shtegtar nga rendi i harabelave, me pupla të zeza e të ndritshme, me sqep të verdhë si në ngjyrë portokalli e me këmbë të murrme, që rri zakonisht nëpër ferra

e nëpër shkurre; mullizezë.

2. Dhi me qime të zeza.

3. Mëllenjë e bardhë, mullibardhë.

MËLLIJAN

Mashkulli i mëllenjës.

MËMËZ

Matka e bletëve.

MËRUNË

Skort i zi

MI

Gjitar i vogël nga rendi i brejtësve, me trupin të mbuluar me qime të buta në ngjyrë të përhimët, me feçkë të zgjatur, me veshë të mëdhenj e me bisht të gjatë, që rron nëpër shtëpi dhe ushqehet zakonisht me mbeturinat e ushqimeve etj.

MICAK

Cinxami.

MIDHJE

Butak i vogël në trajtën e bajames, i mbrojtur nga një guaskë gëlqerore prej dy kapakësh në ngjyrë të errët, që rron në koloni buzë brigjeve të deteve a të liqeneve, dhe që përdoret për ushqim.

MILINGONË

Kandërr e vogël me ngjyrë të zezë, që rron me shumicë nëpër drurë, në fole të bëra në dhe etj.; mizë dheu, mizë përdhese, thnegël.

MIRË

Nusja e lalës, bukla.

MISËR

Krimbi i misrit

Morri i misrit

Zhuzhaku i misrit

MISKË

1. Pulë deti, misëroke.

2. Dele e bardhë me pika të zeza në fytyrë.

MISKËR

I vogli i cironkës.

MISHNGRËNËS

Kafshë gjitare kryesisht e egër, që i ka dhëmbët e syrit shumë të mprehtë e dhëmballët të forta (si luani, tigri, ujku, qeni, macja etj.), ka kthetra dhe ushqehet me mish; vet. sh. rendi i këtyre kafshëve. Rendi i mishngrënësve.

MIZË

1. Kandërr fluturuese me një palë krahë të zhvilluar mirë dhe një palë të tjerë më të vegjël, që ka një thimth për të thithur ushqimin ose për të pickuar dhe që njihet si bartëse e sëmundjeve ngjitëse; emër i përgjithshëm për disa lloje kandrrash të tilla, me krahë ose pa krahë.

Miza e bukur, bleta.

Miza e bardhë.

Miza e verdhë

Miza e zezë.

Mizë mjalti, bleta.

Mizë kali, mizë në ngjyrë kafe, pak më e madhe se ajo e zakonshmja, që u qepet zakonisht kafshëve të barrës.

Mizë lisi.

Mizë pashke, mollëkuqja.

Miza e shtëpisë.

Miza e mishit.

Miza e mushtit (e uthullës).

Mizë fluturake.

Mizë përdhese (mizë dheu, mizë toke), milingonë, thnegël.

Miza cece.

Miza e verës.

Larva mizash.

2. Kandërr parazite në trajta të ndryshme e me ngjyra të shumëllojshme, që zhvillohet në trupin e disa bimëve bujqësore, të pemëve etj. dhe i dëmton ose u shkakton sëmundje të ndryshme; krimb.

Miza e drithërave.

Miza e duhanit.

Miza e farave.

Miza e fasules.

Miza e grurit.

Miza e pambukut.

Miza e panxharit.

Miza e thjerrëzës.

Miza e lakrës.

Miza e qepës.

Miza e mollës.

Miza e agrumeve.

Miza e qershisë (e vishnjës).

Miza e ullirit.

MJELLBARDHË

Shpend shtegtar si huta, me pendë të bardha e me skajet e krahëve në ngjyrë të zezë, që vjen në vendin tonë në pranverë; huta e bardhë, kali i qyqes.

MJELLMË

Shpend i madh uji, me qafë të gjatë e të lakueshme, me krahë të gjerë, me pendë zakonisht të bardha e të shkëlqyeshme si bora, që shtegton.

MLYSH

Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup gjatosh dhe me turi të mprehtë e petashuq, që nuk e ka mishin të shijshëm.

MOKËRR

Shumëkëmbësh, dyzetkëmbësh.

MOLË

Kandërr me dy palë krahë, që gjatë jetës së saj zhvillohet nga veza në larvë, në krimb e më pas në flutur, e cila bren sendet e leshta, gëzofët, drithërat, bimë të ndryshme etj.; tenjë.

Mola e grurit (e drithërave).

Mola e dyllit.

Mola e mollës.

Mola e qepës.

MOLËZ

Molë.

MOLUSK

Butak

MOLLË

Çimka e mollës.

Hiri i mollës.

MOLLËKUQE

Kandërr e vogël, me trup në trajtë vezake dhe me dy palë krahë, nga të cilët dy të sipërmit janë të fortë, të kuq e kanë shtatë pika të zeza.

MORR

1. Kandërr e vogël pa krahë, që rron si parazit te njerëz të papastër (në trup, sidomos në kokë, në rrobat, në shtresa e mbulesa), te disa kafshë e shpendë etj. Morri i kuq, morr më i madh se morri i zakonshëm, që ka ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe që shkakton sëmundjen e tifos së morrit;

Morr pule.

Morr pate.

2. Kandërr shumë e vogël, që shtohet shumë shpejt e që u bie bimëve të ndryshme dhe i dëmton ato, duke u thithur lëngun.

Morri i zi.

Morri i gjelbër.

Morri i pjeshkës.

Morri i trëndafilit.

Morri i panxharit.

Morri i drithërave.

Morri i misrit.

MULLENJË

Mëllenjë.

MULLIBARDHË

Lloj mëllenje me kurriz të murrmë si në ngjyrë të ullirit, me gushë dhe bark në të bardhë e me njolla të errëta, që këndon bukur e ka mish të shijshëm.

MULLIUJËSE

Mëllenjë me ngjyrë të murrme e me sqep të gjatë, që rron anës lumenjve dhe ushqehet me peshq të vegjël; mullizezë uji, mëllenjë sqepgjati.

MULLIZEZË

Mëllenja e zakonshme.

MURGESHË

1. Flutur e madhe me shirita të zinj e njolla të zeza në krahë dhe në bark, vemja e së cilës njihet si dëmtues i drurëve e sidomos i pishave.

2. Kandërr fluturuese që e ndryshon ngjyrën sipas mjedisit, me trup shumë të gjatë, me kokën trekëndëshe e shumë të lëvizshme, me sy të dalë, me dy palë krahë të hollë, me të cilët, duke i fërkuar bën një zhurmë.

MURRAK

Harabel.

MURRASH

Harabel.

MURRJELË

Lloj zekthi, pak më i madh se zekthi i zakonshëm.

MURRMË

Krimbi i murrmë.

Miu i murrmë.

Ariu i murrmë.

Bretkosa e murrme.

MUSTAK

Lloj krapi me trup të kuqërremtë, me nofullën e sipërme të dalë, me buzë të trasha e me katër qime si mustaqe, që rron nëpër lumenj me shtrat prej guri.

MUSHICË

1. Miza të vogla si harrje, që sillen me shumicë në vende me lagështirë e sidomos në vende ku punohet rrushi a ku ka bërsi. Mushica e bostaneve. Tufë mushicash. Sillen mushicat rreth llambës (rreth dritës).

2. Harrje.

MUSHKONJË

Kandërr e vogël, me trup të hollë, me një palë krahë, me këmbë të gjata dhe me një thumb në turi, që rri zakonisht pranë pellgjeve e në vende moçalore dhe që të pickon, thith gjakun e mund të përhapë sëmundje të ndryshme. Mushkonja e zakonshme. Mushkonja e malaries anofele.

 

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Comments
All comments.
Comments

  1. Jeta

    Pershendetje. Ky fjalor eshte nje perpjekje e mire e zoologjise, por eshte shume i manget. . Une nuk jam zoologe dhe nuk kam lidhje me zoologjine, por si qytetare e thjeshte me vijne ndermend shume emra kafshesh qe nuk jane permendur ne kete fjalor. Shpresoj te plotesohet ne nje te ardhme te afert.
    Respekte.

    1. Hono Lulu

      Përshëndetje Jeta! Faleminderit për komentin. Kjo ka qenë një listë e nxjerrë e fjalori i gjuhës shqipe. Kemi kemi ngritur një fjalor të zoologjisë me mbi njëmijë zëra, me emrin e tyre në latinisht dhe me fotografi të cilin e gjeni te enciklopedia këtu.
      Ndërsa për komente, sugjerimet dhe biseda ju ftojmë të bashkoheni te forumi ynë.