Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

NDALK

Peshk i vogël deti, që ka mbi kokë një organ me anën e të cilit u ngjitet peshqve të tjerë më të mëdhenj ose anijeve, që ta tërheqin pas vetes.

NDËRLIKUAR

Kafshët e ndërlikuara, kafshë që kanë arritur një fazë të lartë zhvillimi biologjik.

NEPËRKË

Gjarpër helmues, me kokën të shtypur në trajtë trekëndëshi, me trupin të mbuluar nga luspa me ngjyra të ndryshme, me dy dhëmbë në gojë dhe me bisht të shkurtër. Nepërkë e shkruar. Nepërkë pika-pika. Nepërkë shullëri. Helmi i nepërkës. Fishkëllima e nepërkës.

NGJALË

Peshk që rron në det dhe në ujëra të ëmbla, me trup të gjatë e të hollë si të gjarprit, pa luspa e me mish të shijshëm. Ngjalë lumi (liqeni). Ngjalë deti. Ngjalë balçe ngjalë që rron në llumishtat.

NIMFË

Fazë e zhvillimit të larvave të disa insekteve, kur ato mbështillen me një cipë me fshikëz. Faza e nimfës. Shndërrohet (kthehet) në nimfë.

NOR

Shpend uji shtegtar, i madh sa një pulë, me këmbë të shkurtra, që zhytet me shkathtësi në ujë dhe është i shpejtë në fluturim.

NOSIT

Pelikan.

NUSE

Nusja e lalës, Nuselala

Nuse pashke, Mollëkuqe.

NUSEBUKUR

Nuselalë.

NUSELALË

Kafshë gjitare mishngrënëse sa një mace, me trup të shkathët, me gëzof të murrmë a të kuqërremtë sipër e të bardhë në bark; bukël, nusël, nusëz.

NUSËL

Nuselalë, bukël.

NUSËZ

Nuselalë.

NJËTHUNDRAK

Që ka në secilën këmbë vetëm një thundër (për kafshët). Kafshë njëthundrake kali, gomari etj.

NJILË

Lloj peshku i ujërave të ëmbla, i ngjashëm me krapin e me kokë të mprehtë si të ngjalës, me kurriz të murrmë, me bark të bardhë e me pika, që e ka mishin të shijshëm, por me shumë hala

OKLONJË

Kërmill deti.

OKTAPOD

Tetë këmbësh, likurishtë.

ORANGUTANG

Majmun trupmadh pa bisht, me krahë të gjatë, që rron në pyjet e ishujve Sumatra e Borneo.

 

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Comments
All comments.
Comments

  1. Jeta

    Pershendetje. Ky fjalor eshte nje perpjekje e mire e zoologjise, por eshte shume i manget. . Une nuk jam zoologe dhe nuk kam lidhje me zoologjine, por si qytetare e thjeshte me vijne ndermend shume emra kafshesh qe nuk jane permendur ne kete fjalor. Shpresoj te plotesohet ne nje te ardhme te afert.
    Respekte.

    1. Hono Lulu

      Përshëndetje Jeta! Faleminderit për komentin. Kjo ka qenë një listë e nxjerrë e fjalori i gjuhës shqipe. Kemi kemi ngritur një fjalor të zoologjisë me mbi njëmijë zëra, me emrin e tyre në latinisht dhe me fotografi të cilin e gjeni te enciklopedia këtu.
      Ndërsa për komente, sugjerimet dhe biseda ju ftojmë të bashkoheni te forumi ynë.