Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

PALLUA pallua

Shpend i madh sa një pulë deti, me një xhufkë në kokë, me pendë shumëngjyrëshe e të ndritshme, shumë të gjata në bisht, të cilin e hap si erashkë.

PANTERË

Kafshë gjitare e egër, mishngrënëse, me trup të madh e me lëkurë të verdhë me njolla të zeza. Pantera e zezë.

PANXHAR

Breshkëza e panxharit.

PAPAGALL

Zog i vendeve të nxehta me sqep të verdhë, të gjatë e të kthyer nga poshtë, me pupla shumëngjyrëshe, që ka aftësi të shqiptojë fjalë duke imituar njeriun.

PASTËR

Pastër deti, yll deti.

PATATE

Buburreci (vrugu) i patates.

PATË

Shpend më i madh se rosa, me qafë të gjatë, me sqep të madh, të rrafshët e të verdhë, me këmbë në trajtë të pëllëmbës, që mbahet si shpend shtëpiak ose që rron si shpend i egër në vende me ujë.

Patë e bardhë (e murrme).

Patat e egra.

Patë deti.

PATOK

Mashkulli i patës.

PELIGORGË

Bregcë.

PENDËKUQ

Një lloj krapi.

PESHK

Kafshë kurrizore e ujërave të ëmbla e të kripura, me trup shpatuk e të zgjatur si bosht, zakonisht të mbuluar me luspa, me pendë të forta anash e mbi shpinë, që merr frymë me anë të verzave.

Peshk i kuq.

Peshk deti (lumi, liqeni).

Peshk elektrik, peshk deti me trup të rrumbullakët, të sheshtë dhe me bisht, i pajisur me organe të posaçme që lëshojnë ngarkesa elektrike.

Peshk fluturak, peshk fluturues.

Peshk fluturues, peshk deti me dy pendët çifte të gjoksit si krahë, me të cilat fluturon ulët mbi sipërfaqen e ujit në një larësi rreth dyqind metrash.

Peshk guri, peshk i vogël deti, zakonisht me kurriz të murrmë, që jeton në thellësi, zakonisht nën gurë re shkëmbinj e nuk hahet.

Peshk pëllumb, peshk deti grabitqar, i familjes së peshkaqenëve, pa brinjë kërcore.

PESHKAQEN

Peshk deti grabitqar, me trup të madh, të fuqishëm e të mbuluar me lëkurë të ashpër, me gojë të lakuar si hark në pjesën e poshtme dhe me dhëmbë të fortë e të mprehtë.

PESHKKAVALL

Peshk me trup të zgjatur si të ngjalës, me turi të rrumbullakët. Që ka pesë deri shtatë vrima në të dy anët e trupit fill pas kokës.

PESHKSHARRË

Peshk deti që ka përpara një zgjatim të pajisur anash me dhëmbëza si sharrë.

PESHKSHIGJETË

Peshk deti me trup të zgjatur si bosht dhe me turi të hollë, që noton drejt si shigjetë.

PESHKSHIRIT

Peshk deti me trup të zgjatur e të hollë dhe me ngjyrë të kuqërremtë.

PESHKSHPATË

Peshk deti, me trup të ndritshëm, petak e të gjatë deri në katër metra dhe me turi të mprehta si shpatë.

PESHKTH

1. Peshk i vogël

2. Një lloj mole e hollë që dëmton rrobat.

PETRIT

hpend grabitqar i ngjashëm me skifterin, me kurrizin të murrmë a të hirtë, me barkun të bardhë e me këmbët të verdha, që ka sqep të kthyer dhe thonj e krahë të fuqishëm; sokol.

PËLLUMB

Shpend i butë a i egër me krahë të shkurtër, me pendë të bardha ose ngjyrë hiri në të kaltër, me gushë pak të dalë dhe me pupla në këmbë, që mund të bëjë fluturime të gjata dhe që mbahet si simbol i butësisë, i pastërtisë, i bukurisë dhe i paqes.

PËRÇOLLAK

Akrep, sfurk.

PËRDHES

Mizë përdhese, milingonë, mizë dheu.

PËRHERSHËM

Shpendë të përhershëm, shpendë që qëndrojnë në një vend gjatë gjithë vitit

PËRTYPËS

Ripërtypës

PICËRRAK

Zvarranik i ngjashëm me hardhucën, por më i madh se ajo, me pika të verdha në trup, që del zakonisht në pranverë pas shiut; pikëlore, salamandër.

PICKATË

Mushicë.

PIKËLORE

Picërrak, salamandër.

PIKTH

Qukapik.

PILIVESË

Kandërr me trup të hollë, me krahë të gjatë, të tejdukshëm e me deje, që i lëshon larvat në vende me lagështirë

PINGUIN

Shpend uji kryesisht i viseve të Antarktikut, me trup të madh e me bisht të shkurtër, me krimbë si pëllëmbë e me krahë të pazhvilluar, që nuk fluturon, por zhytet në ujë e noton mirë.

PISËRËNGË

Pikëlore, salamandër.

PISKË

Shpend shtegtar që rron nëpër ujëra, me trup sa një laraskë, me pendë të larme, me kokë të madhe, me qafë të shkurtër e me një kaçulitë mbi krye; kërthingël.

PITON

Gjarpër i madh e pa helm i viseve tropikale, me trup të gjatë deri në dhjetë metra.

PJESHKË

Krimbi i pjeshkës.

Vemja e pjeshkës.

Morri i pjeshkës.

PLANOS

1. Beng, fikës.

2. Shpend i vogël (turtull, thëllëzë etj.), që e vënë në kafaz për të ndjellë e për të kapur shpendë të tjerë.

PLESHT

1. Parazit i njeriut e i kafshëve, me trup shumë të vogël e në ngjyrë kafe të errët, që kërcen shumë, pickon e thith gjak.

2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje kandrrash të vogla, me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, që dëmtojnë zakonisht gjethet e perimeve, të pemëve etj. Pleshti i gjelbër kandërr e vogël me ngjyrë të gjelbër në të verdhë, që bren e dëmton zakonisht trangujt, jonxhën etj.

Pleshti i bletës morri i bletës.

Pleshti i drithërave.

Pleshti i hardhisë (i mollës).

Pleshti i panxharit (i lakrës, i patates).

Plesht rëre kandërr si pleshti i zakonshëm, por që nuk kërcen.

Pleshti i tokës kandërr si pleshti i zakonshëm, me trup vezak e ngjyrë hiri, që dimëron në të çarat e tokës, në gjethet e thata etj. dhe që dëmton gjethet e lakrës, të rrepës, të panxharit të sheqerit etj.

3. Plesht uji (deti), gaforre e vogël, që jeton në ujëra të ëmbla e lëviz

duke kërcyer.

PLLASHICË

Cironkë; gjuhëz.

PORTOKALL

Miza e portokajve.

PREKËL

Brirth, antenë.

PROTOZOAR

Njëqelizor. Kafshët protozoare.

PUÇIBABË

Lloj karkaleci me këmbë të gjata e pa krahë.

PULEGËR

Pulë e egër.

PULË

1. Shpend shtëpiak, me trup të vogël e me krahë të shkurtër, që mbahet për vezët dhe për mishin; femra e gjelit; tërësia e këtyre shpendëve (meshkuj e femra).

PULË DETI

Shpend i madh shtëpiak, me pupla zakonisht në ngjyrë të errët e pika-pika, me krahë të shkurtër, me kokën dhe një pjesë të qafës pa pupla, që rritet kryesisht për mish; femra e gjelit të detit, bibë, misëroke.

 

PULË DUSHKE

Shaptore, shapkë.

 

PULË E EGËR

Shpend i egër me trup sa një pëllumb, me pendë zakonisht ngjyrë kafe në të kuqërremtë, me kokën të verdhë me njolla të murrme e me sqep ngjyrë kafe të mbyllur, që jeton në pyje të mëdhenj; femra e gjelit të egër.

 

PULË HINI

Pulëhine.

PULË UJI

Shpend i egër, i ngjashëm me shaptoren, me këmbë të gjata, që jeton në vende moçalore dhe ushqehet me peshk.

PULËBARDHË

Shpend uji, me trup pothuaj sa një pulë, me këmbë të shkurtra, me pendë të dendura e të bardha, që fluturon shpejt, rron në brigjet e deteve a të liqeneve dhe ushqehet me peshk; çafkëbardhë. Tufë pulëbardhash. Klithma e pulëbardhave.

PULËDUSHKE

Shapkë, shaptore.

PULORË

Familje shpendësh, në të cilën hyjnë pula, shaptorja etj.

PUMË

Kafshë e egër mishngrënëse, e ngjashme me luanin, me gëzof ngjyrë hiri në të kuqërremtë, pa krifë e pa xhufkë në bisht, e cila jeton në pyjet e Amerikës dhe sulmon sidomos delet; macja e egër amerikane, luani i përhimët a ngjyrë argjendi.

PUPË

Pupëz.

PUPËZ

1. Zog shtegtar me trup sa të pëllumbit, të mbuluar me pupla të ndritshme e ngjyra-ngjyra, me sqep të gjatë e të hollë dhe me një xhufkë në kokë.

2. Çafkëlore.

 

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Comments
All comments.
Comments

  1. Jeta

    Pershendetje. Ky fjalor eshte nje perpjekje e mire e zoologjise, por eshte shume i manget. . Une nuk jam zoologe dhe nuk kam lidhje me zoologjine, por si qytetare e thjeshte me vijne ndermend shume emra kafshesh qe nuk jane permendur ne kete fjalor. Shpresoj te plotesohet ne nje te ardhme te afert.
    Respekte.

    1. Hono Lulu

      Përshëndetje Jeta! Faleminderit për komentin. Kjo ka qenë një listë e nxjerrë e fjalori i gjuhës shqipe. Kemi kemi ngritur një fjalor të zoologjisë me mbi njëmijë zëra, me emrin e tyre në latinisht dhe me fotografi të cilin e gjeni te enciklopedia këtu.
      Ndërsa për komente, sugjerimet dhe biseda ju ftojmë të bashkoheni te forumi ynë.