Fjalor Astrologjik
PASARDHËS: Një nga katër këndet në horoskop (katër më të rëndësishmet në hartën e lindjes). Pasardhësi, që shënjon fillimin e Shtëpisë së Shtatë, është pika në hartën e lindjes në anën e kundërt të Zbritësit. Pasardhësi përfaqëson fuqinë e personit në marrëdhëniet shoqërore dhe romantike, planetët që ndodhen sipër ose pranë Pasardhësit tregojnë se personi mund të ketë një avantazh në këto çeshtje.
PESHORJA: Është shenja e shtatë e zodiakut, në të cilin Dielli kalon çdo vit nga 23 Shtatori deri në 23 Tetor. Peshorja ka si element Ajrin dhe është kardinale. Kjo shenjë komandohet nga Afërdita. Të lindurit nën këtë shenjë janë paqësorë, artistikë, të aftë nga ana shoqërore dhe kanë mundësi t’i shikojnë të dyja anët e një çështjeje.
PESHQIT: Është shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon nga 19 Shkurti deri në 20 Mars. Peshqit si element kanë ujin dhe janë shenjë e paqëndrueshme. Kjo shenjë simbolizohet nga dy peshq dhe komandohet nga Neptuni. Të lindurit nën këtë shenjë janë emocionalë, romantikë, të përshtatshëm dhe ndikohehen lehtë.
PLANETËMODERNË: Urani, Neptuni, Plutoni quhen kështu sepse janë zbuluar shumë më vonë. Urani më 1782, Neptuni më 1846 dhe Plutoni më 1930.
PLUTONI: Në astrologji Plutoni simbolizon forcat rigjeneruese, dhe forcat e shkatërrimit, të asgjesimit dhe transformimit.
PRANIMIRECIPROK: Ky term përdoret për të përshkruar marrëdhënien midis dy planetëve, kur që që dy ndodhen në shenjën që tjetri komandon. Psh. nëse në një hartë lindjeje, Dielli është te Peshorja dhe Afërdita te Luani, Dielli dhe Afërdita janë në pranim reciprok. Kjo ”vizitë e njërit te e tjetrit” fuqizon forcën e të dy planetëve, sepse janë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Fjalor Astrologjik