Fjalori i Astrologjise – Fjalor Astrologjik

Fjalor Astrologjik

AFËRDITA: Në astrologji Afërdita është planeti i dashurisë, i dhemshurisë, i arteve, i bukurisë, i estetikës dhe i kënaqësisë. Afërdita komandon dy shenja Demin dhe Peshoren. Kur Afërdita ndodhet në diagramën e lindjes së dikujt, personi ka tendencë të jetë miqësor, flirtues, i aftë nga ana shoqërore dhe ka një sharm personal të madh. Ndikimi i Afërditës bën që personat të kenë tendëncë për ektravagancë, paqëndrueshmëri, abuzime, krenari dhe narsicizëm.
AJRI: Është një nga katër elementet e zodiakut.


AKREPI: Shenja e tetë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 23 Tetori deri në 21 Nëntori. Akrepi ka si element ujin dhe është shenjë fikse. Kjo shenjë komandohet nga Plutoni (por disa astrologë mendojë se kanë edhe Marsin si bashkëudhëheqes). Të lindurit në shenjën e Akrepit janë sensuale, emocionalë, imagjinues dhe mbajnë sekrete.


ASPEKT: Marrëdhëniet gjeometrike midis planetëve në hartën e lindjes, që tregon harmoninë, sfidat, sforcimet, lehtësinë apo fuqinë.


ASTROLOGJIA MJEKËSORE: Astrologjia e zbatuar për çështje shëndetësore, mirëqënien, ushqimimin, prekjen nga disa sëmundje. Shënjat e zodiakut korrespondojnë me pjesë të ndryshme të trupit, gjithashtu dhe sëmundjet e lidhura me to. Edhe pse astrologjia moderne e hedh poshtë lidhjen e mjekësisë të praktikuar nga astrologjia lidhja midis astrologjisë dhe trupit njerësor është një guidë e vlefshme për mirëqënien trupore.


ASTROLOGJIA MONDANE (Astrologjia e përditshme) Degë e astrologjisë që merret me parashikime botërore, lëvizje politike, etj etj duke u bazuar në rretullimet e planeteve.


ASTROLOGJIA: Nga fjala greke Αστρολογία që mund të përkthehet shkenca e yjeve. Shpjegimi i trupave qiellorë dhe i lëvizjeve të tyre rrethore për të përcaktuar ndikimin e tyre në karakterin njerëzor, sjelljen dhe eksperiencën.

Fjalor Astrologjik

Comments
All comments.
Comments