Fjalor Astrologjik
CEP: 1. Pika në të cilën fillon një shenjë zodiake fillon. Pesonave që iu thonë se kanë ”lindur në cep” iu thonë kështu sepse kanë lindur afër fillimit apo fundit të një shenje astrologjike. Personat të lindur në cep shpesh herë kanë karakteristika të të dyja shenjave që ndodhen pranë. 2. Pika apo vija në horoskop ku shënon fillimin e një shtëpie.
DASHI: Është yjësia e parë e zodiakut, në të cilën kalon Dielli çdo vit nga 21 Marsi në 19 Prill. Dashi ka si element zjarrin dhe është kardinal në cilësi. Shenja e simbolizohet nga dashi, dhe komandohet nga planeti Mars. Të lindurit nën shenjën e Dashit karakterizohen janë impulsivë energjikë, që nxehen shpejt dhe nga aftësia komanduese.
DEKANAT: Ndryshe e njohur Dekan. Një nënndarje prej 10° e zodiakut që ndan çdo shenjë astrologjike në tre pjesë prej pothuasje 10 ditësh. Çdo shenjë ka tre dekanate dhe në total 36 dekanate në gjithë zodiakun. Çdo dekanat ka një planet që e komandon, dhe që quhet nënkomandues, dhe që simbolizohet nga një yjësi. Dekanatët nevojiten për të përmirësuar dhe theksuar cilësi të caktuara dhe tipare të karakterit që i përkasin shënjes në tërësi.
DEMI: Është yjësia e dytë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 20 Prilli deri ne 20 Maj. Demi ka si element tokën dhe si cilësi ka qëndrueshmërinë. Shenja simbolizohet nga demi dhe komandohet nga Afërdita. Të lindurit nën këtë shenjë janë njerëz praktikë, artistikë, të dashur, të vendosur, dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet.
DIELLI: Në astrologji Dielli përfaqëson egon, idividualitetin, fuqinë e vetvetes, dhe dëshirën e vetëdijshme. Shenja që Dielli ishte duke kaluar gjatë kohës së lindjes së dikujt quhet shenja Diellore. Shenja Diellore komandon mënyrën dalluese të dikujt dhe e udhëzon atë drejt qëllimeve të tija/saja. Në shumë mënyra Dielli përcakton sesi bota lidhet me lindjen. Në zodiak Dielli komandon shenjën e Luanit.
DISPOZITOR: Term që përdoret për emërtimin e një komanduesi të një shënje, në të cilën shfaqet një shënjë tjetër. (Psh: nëse në hartën e lindjes të Mërkurit është Shigjetari, Jupiteri që komandon Shigjetarin, quhet dispozitori i Mërkurit)
DREJT: Lëvizja me drejtim përpara e planetëve në orbitat e tyre në gjithë shenjat e zodiakut. Lëvizja e drejtë është trajektorja nomale e planetëve. Në kohë të ndryshme ka ndodhur që planetët që kenë lëvizur prapa në orbitën e tyre, dhe që quhet levizje prapavajtëse. Lëvizja prapavajtëse e një planeti është një iluzion optik që shkaktohet këndi i vrojtimit nga toka.
Fjalori i Astrologjise – Fjalor Astrologjik