Fjalori i Astrologjise – Fjalor Astrologjik

Fjalor Astrologjik

KËNDET: Katër pikat e kryesore në horoskop që ndajnë horizontin dhe meridianët. Katër pikat janë Ngjitësi, Nadiri, (Imum Coeli), Zbritësi, Gjysmëkupa Qiellore (Medium Coeli). Këto janë pikat më kryesore dhe më të ndjeshme të hartes së lindjes. Planetët që ndodhen sipër ose pranë këtyre katër pikave kanë ndikim të madh në personalitetin e atij personi dhe imazhin publik.


KRYQI I MADH: Ky është motivi më i rrallë në horoskop, që krijohet nga dy palë planetësh ballë për ballë, që të katërt këta formojnë pamjen e një katrori. Ky motiv formon një kryq në hartën e lindjes. Ky kombinim është një trajtë shumë e vështirë dhe e komplikuar që shpesh tregon një personalitet obsesiv dhe të papërshtatshëm por ama pëfaqëson energjinë dinamike, intesitetin dhe forcën.


KUPA QIELLORE: (Ndryshe thuhet Medium Coeli. shkurtimisht M.C.) Një nga katër këndet në një horoskop. Kupa Qiellore, që shënon fillimin e Shtëpisë së Dhjetë, është në anën e kundër të Nadirit. Kupa Qiellore përfaqëson ambicjenm idetë, dhe imazhin publik. Planetet sipër apo pranë Kupës Qiellore tregojnë se i linduri ka shumë gjasa të lërë shënjën e tij në botë.


LUANI: Është shenja e pestë e zodiakut ku Dielli kalon çdo vit nga 23 Korriku deri në 22 Gushti. Luani si element ka zjarrin. Pesonat e lindur nën këtë shenjë konsiderohen si shenja e bollëkut e krijimtarisë janë egocentrikë dhe kanë afrësi për shfaqje publike.

Fjalor Astrologjik

Comments
All comments.
Comments