Fjalor Astrologjik
EFIMERI: (Nga greqishtja εφήμερος = i përditshëm) Është një kalendar që mban në listë pozicionet e Diellit, Hënës dhe planetëve për çdo ditë të vitit.
EKLIPTIKU: Një qark shumë i madh në qiell që shënjon itinerarin vjetor të Diellit rreth Tokës. Ekliptiku është orbita e Diellit kur shikohet nga Toka (se në të vërtetë është Toka që retullohet rreth Diellit, dhe se ekliptiku është orbita e Tokës rreth Diellit). Rripi i ngushtë rrethor në qiell që ka ekliprikun mu në qendër është quajtur zodiak.
EKUATORI QIELLOR: Ekuatori i Tokës i projektuar në sferën qiellore.
EKUINOKSI: (Nga latinishtja që do të thotë natë e barabartë) Dy pikat gjatë vitit ku ekliptiku kryqëzohet me ekuatorin qiellor, dhe dita e nata kanë të njëjtën kohështrirje. Ekuinoksi pranveror ndodh kur Dielli hyn në shënjën e Dashit, kurse ai i vjeshtës ndodh në shënjën e Peshores, në 20/21 Mars dhe 22/23 Shtator.
ELEMENTET: Katër substancat bazë janë zjarri, toka, ajri dhe uji ku janë të grupuara shenjat e zodiakut. Shenjat e zjarrit janë energjike dhe entuziaste, shenjat e tokës janë praktike dhe të qëndrueshme, shenjat e ajrit janë komunikuese dhe intelektuale dhe shenjat e ujit jane emocionale dhe imagjinuese.
EMFAZAT E HEMISFERËS: Rrethi i horoskopit është i ndarë në katër hemisfera, veri, jug, lindje, perëndim. Në hartën e lindjes epërsia e planetëve në hemisferën e sipërme tregon se personi është i hapur i komunikueshëm dhe shumë shoqëror, kurse në epërsi në hemisferën e poshtme tregon se personi është më i rezervuar pra e kundërta e të sipërmes. Nëse epërsia është në të majtën (në lindje) tregon ndikimin e personit në botë, dhe nëse epërsia ndodhet në të djathtë e kundërta ndikimi i botës te personi.
EPOKË ASTROLOGJIKE: (I njohur ndryshe si Muaji i Madh) Një hark kohor prej pothuajse 2.150 vitesh, gjatë ekuinoksit pranveror dhe që kalon komplet 30° e një shënje të zodiakut. Ky fenomen njihet ndryshe si Përparësia e Ekuinokseve, shkaktohet nga lëvizja e ngadaltë por konstrante e lëvizjes së Tokës në boshtin e saj. Astrogogët besojnë se në fund të shekullit të njëzetë bota la pas Epokën e Peshqve dhe hyri në Epokën e Ujorit. Vit i Madh është periudha kohore që nevojitet që ekuinoksi pranveror të bëjë një rrotullim komplet në të gjitha shenjat e zodiakut, e cila si periudhe zgjat rreth 25,800 vjet.