Fjalor Astrologjik
HARTA E KTHIMIT HËNOR: Një parashikim në momenin kur Hëna kthehet në gradën fikse që ka qënë në monentin e lidjes së një personi. Kjo përdoret për parashikimin e tendencave të personit për muajin në vijim.
HARTA E LINDJES: Është një skicë e qiellit që quhet horoskop që ka të shënuar pozicionin e trupave qiellorë ku kanë qënë të vendosur në momentin e lindjes së dikujt. Në hartën e lindjes Zbritësi, (Ylli në ngjitje) është shenja astrologjike që ishte në ngjtije në horizontin lindor në momentin e lindjes. Ylli ngjitës është gjithashtu Shtëpia e Parë në hartën e lindjes dhe si rrjedhojë shtëpitë pranë njihen si shtëpitë e lindjes. Harta e lindjes është shumë personale dhe shumë astrologë mendojnë se përmban përshkrimin e vërtetë të dikujt.
HARTA HORARE ose Harta e Orës: (Nga fjala greke ώρα që do të thotë orë). Kjo është një përllogaritje speciale e horoskopit në momentin që një pyetjë është bërë, që është e kundërta e hartës së lindjes që përllogaritja bëhet në momentin e lindjes. Teoria prapa astrologjisë horare thotë që midis kosmosit dhe mendjes njerëzore ekziston mirëkuptimi, prandaj kur një pyetje bëhet pozicioni i planeteve në atë moment mund të ndihmojë t’i përgjigjet asaj pyetje.
HELIOCENTRIK: (Nga fjala greke helios, ήλιος, që do të thotë diell dhe kentron, κέντρον, që do të thotë qendër) E parë apo e matur nga qendra e Diellit. Që nga vdekja e Nikolla Kopernikut në 1543 koncepti i njerëzimit për unieversin ka qënë heliocentrik, dmth me pak llafe që sistemi ynë diellor ka Diellin në qendrën e tij. Historia e astrologjikë ka filluar shumë kohë para kësaj kur njerëzit mendonim se bota ishte gjeocentrike. Meqë astrologjia ka lidhje me lëvizjet qiellore në mënyrën sesi perceptohen nga njerëzit në Tokë dhe nga mënyra sesi ato vrojtohen nga Toka, edhe astrologjia moderne vazhdon të funksionojë me sistemin gjeocentrik. Harta heliocentrike përdoren dhe kombinohen me ato gjeocentriket.
HËNA: Në astrologji përfaqëson emocionet, instiktet, ndjeshmërinë dhe subkoshencën. Shpesh herë quhet parimi femëror. Shenja që Hna po kalonte në kohën që dikush po lindte njihet si shenjë Hene, dhe që ka rëndësi si efekt pas e dyta nga rëndësia dmth pas shenjave së Diellit. Shenjat e Henës kanë të bëjnë me emocionet, spontanitetitin, subkoshencën dhe pjesët e fshehura të personalitetit Në zodiak Hëna komandon Gaforren.
HORIZONTI: Në një horoskop, linja që kryqëzohet me rrethin nga lindja në perëndim dhe ndan rrethin në dy pjesë gjysmën e sipërme dhe gjysmën e poshtme.
HOROSKOPI: (Nga fjala greke ώρα orë dhe σκόπος vrojtues) Diagrama e qiejve, kryesisht ajo pjesë e hartës që quhet zodiak, ku përfshihen pozicionet e Diellit, Hënës dhe planetëve siç shfaqen në një moment të caktuar në lidhje me Tokën. Fjala horoskop gjithashtu i referohet analizës dhe interpretimit të kësaj diagrame.
HYRJA: Hyrja e Diellit apo Hënës apo cilido planet që hyn në shenjën e zodiakut.