Fjalori i Astrologjise – Fjalor Astrologjik

Fjalor Astrologjik

GAFORRJA: Kjo është shënja e katërt e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 21 Qershori deri në 22 Korrik. Gaforrja ka si element Gaforrja ka si element ujin dhe komandohet nga Hëna. Të lindurit nën këtë shenjë janë imagjinues, emocionalë, të ndjeshëm, besnikë dhe kapriçozë.

GJATËSI GJEOGRAFIKE: Distanca nga lindja në perëndim në sipërfaqen e Tokës, e matur në gradë nga meridiani i parë i cili ka gjatësi gjeografike 0°. Meridiani i parë që quhet Grinuiç është një vijë vertikale që fillon nga Poli i Veriut, kalon nga Grinuiçi i Anglisë dhe përfundon në Polin e Jugut. Gjatësia gjeografike paraqet edhe ndryshimet në kohë, dmth. çdo 15° gjatësi gjeografike është e barabartë me një orë.

GJEOCENTRIK: (Nga greqishtja γη, gji-gjeo = tokë edhe κέντρο = qendër). E parë apo e matur nga qendra e Tokës. Koncepti i Tokës si qendra e gjithë universit, është pikëmatja klasike e astrologjisë, që konsideron Tokën të jetë qendra e eksperiencave njerëzore dhe që studjon pozicionin e trupave qiellorë ashtu siç duken nga Toka. Shumica e horoskopeve janë gjeocentrikë, por ka dhe astrologë modernë që punojnë me sistemin heliocentrik (që ka si qendër Diellin).

GJERËSIA GJEOGRAFIKE: Distanca e veriut apo e jugut nga ekuatori i Tokës i matur në gradë. Ndarjet e gjerësisë gjeografike janë të paraqitura në hartë me vija horizontale paralele. Ekuatori është 0° gjerësi gjeografike, Poli i Veriut është 90° gjerësi gjeografike veriore, Poli i Jugut 90° gjerësi gjografike jugore. Që të llogaritet një hartë lindjeje e saktë një astrolog duhet të dijë gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike të të lindurit.

GLIF: Hieroglif, simboli astrologjik i shkruajtur për një planet apo shenjë zodiake. Glifi ka kuptim simbilik, për shembull rrethi përfaqëson botën shpirtërore, gjysmë rrethi përfaqëson shpirtin, kryqi përfaqëson botën materiale.

Fjalor Astrologjik

Comments
All comments.
Comments