Fjalori i Sharjeve

Fjalori i Sharjeve

-L-

LAMASH
1. I varfër, i veshur keq dhe i vuajtur; lypës.
2. Që sillet rrugëve, rrugaç.
3. Që kërkon të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve, që i pëlqen qelepiri.

LAPER
1. Leckaman.
2. Që sillet rrugëve e flet fjalë të ndyra, rrugaç; gojëndyrë, gojëlëshuar.
Djalë laper. Grua lapere.

LARASKË
Shpend i ngjashëm me sorrën
Vajzë a grua jo e hijshme, me trup të dobët e të thatë, llafazane e grindavece.

LASKAR
Dru i trashë e i gjatë që përdoret për të ulur a për të ngritur gurin e mullirit
Njeri me trup të madh e i trashë nga mendja, shul.

LEPUR
Njeri që ka frikë shumë, frikacak i madh.

LËNGJERË
Lëngu i kuq që del kur shtypen ullinjtë, lëngu i bërsive të
ullinjve, kuqël; llumi i vajit që mbetet në fund të një ene.
Njeri i ndyrë, që sillet keq dhe urrehet nga të tjerët, fundërrinë.

LIG
Farë e ligë!

LOPË
Vajzë a grua me trup të madh e të shëndoshë dhe shumë e ngathët.

Fjalori i Sharjeve

Comments
All comments.
Comments