Fjalori i Sharjeve

Fjalori i Sharjeve

-XH-

XHADI
1. Grua e përdalë lavire.
2. Grua shumë grindavece, llafazane dhe ngatërrestare; shtrigë.

-Z-

ZAGAR
Burrë a djalë që sillet rrugëve kot dhe bredh pas femrave; rrugaç. Zagar rrugësh.

ZARBANIK
Leckaman, zhelan.

ZARBË
Leckë e vjetër, zhele.
Njeri i ndytë, i pavlerë dhe që bredh rrugëve, rrugaç.
Ik, mor zarbë!

ZDËRRANIK
Që s’i pushon goja, llafazan. Djalë zdërranik.
Nuk i pushon goja zdërranikut. Mbylle, moj zdërranike.

ZDËRRE
1. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë shpesh e hollë, bark.
2. Grua a vajzë llafazane, zdërranike. S’i pushonte goja, zdërres.
3. Gojë. E ka hapur shumë zdërren. Mbylle zdërren!

ZEKË
Lopë a dele fare e zezë.
Grua a vajzë ezmere.

ZILE
Derr me zile. fare i pagdhendur, shumë i trashë nga mendja; i pabindur.

ZULLAP
Kafshë e egër mishngrënëse; bishë.
Njeri i trashë nga mendja e i pagdhendur;
njeri i çrregullt e shëmtak, që zakonisht sillet poshtë e lart e nuk
bën ndonjë punë të dobishme. Ç’e do atë zullap!

ZUSKË
Grua që nuk mban qëndrim të mirë moral, grua e ligë; bushtër.
Ajo zuska e kishte fajin.

ZUZAR
Ai që sillet kot rrugëve e bën punë të këqija, rrugaç; ai që fut
hundët kudo; ai që shkon shumë pas grave; njeri i poshtër.

ZVERKDERR
Që e ka qafën të trashë, që e ka zverkun si të derrit, qafëderr.

ZYBË
Njeri i humbur e i pazoti; njeri i trashë nga mendja.

 

Fjalori i Sharjeve

Comments
All comments.
Comments