Fjalori i Sharjeve
-D-
DELENXHI
Njeri i poshtër, i paturp e i pasjellshëm; njeri i pandershëm,
njeri pa karakter, faqezi; maskara.
DOBIÇ
Fëmijë i lindur jashtë martese, kopil.
Njeri i prapë e dredharak, mashtrues.
DOÇ
Kopil, dobiç.
DOSË
Femra e derrit
Grua a vajzë e pandershme, bushtër.
DRANG
Këlysh maceje; këlyshi i disa kafshëve të egra.
Drangu i dreqit. Drang lugati.
DREGAMAN
Që është plot me dregëza. Djalë dregaman. Vajzë dregamane.
DUDUK
Pipëz a zamare e bërë me lëvore shelgu ose me rabush qepe.
Njeri pa mend në kokë, njeri i lehtë; njeri i trashë nga mendja.
DUDUM
Halldup. Njeri i trashë nga mendja, njeri i humbur e budalla,
leshko. Ik, ore dudum!