Fjalori i Sharjeve
-S-
SOJSËZ
Që i përket një familjeje me cilësi e veti të dobëta; që e ka
prejardhjen nga një derë e keqe. Njeri sojsëz.
SORRAK
I pacipë, i paturp, i ulët, faqezi
SPRIJË
Qenie e mitologjisë shqiptare që përfytyrohej si
një përbindësh i pangopur, i ngjashëm me kuçedrën.
Grua e keqe, shpirtligë. Ishte një sprijë e keqe.
STROKAQ
Që e ka zënë zgjebja, i zgjebosur.
I dobët, i pafuqishëm. Ku bën punë ai strokaq.
SY
Të plaçin sytë! ku e ke mendjen, që e bën diçka keq ose
që e dëmton diçka!
SYLUGAT
Që i hap sytë shumë nga lakmia; i pangopur.
Fjalori i Sharjeve