Fjalori i Sharjeve

Fjalori i Sharjeve

-H-

HAJVAN
Njeri i trashë nga mendja, budalla, gomar. Ç`hajvan qenka!

HALLDUP
Pushtuesi osman; tradhtar vendas, që mbante anën e pushtuesit osman.
Njeri i pagdhendur ose i trashë nga mendja; njeri i keq. Ik, or halldup.

HONXHOBONXHO
Njeri i pavlerë e pa ndonjë cilësi të mirë morale, njeri pa ideale të larta
Shtet honxhobonxhosh.

HORR
Njeri me vese të këqija që sillet keq, pi ose luan kumar;
njeri pa cipë e pa nder; rrugaç. Horr i horrave horr shumë i keq.
Ishte horr i madh. Mos i beso atij horri!
E bëri horr dikë e shau rëndë dikë, e turpëroi dhe e poshtëroi, e bëri rezil.

HORRE
Fermërorja e fjalës horr

HUNDËDERR
1. Që e ka hundën të kthyer nga jashtë, që është me hundë të
ngritur si të derrit.
2. Kokëfortë.

HUNDËFEÇKË
Që e ka hundën të gjatë si feçkë.

HUNDËPATATE
Që e ka hundën të madhe e të fryrë si patate. Burrë hundëpatate.

HUNDËPATËLLXHAN
Që e ka hundën të gjatë e të trashë.

HUNDËSPEC
1. Që e ka hundën të kuqe.
2. Që kërkon sherr, grindavec.

HUNDËSQEP
Që e ka hundën të hollë e me majë të kthyer si sqep. Djalë
hundësqep.

HUT
Një lloj bufi, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me
sqep të shkurtër e të kthyer, që rron nëpër pyje dhe këndon
natën sikur vajton
Njeri i trashë nga mendja; njeri i shushatur, matuf.

-I-

IDIOT
1. Njeri me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja, ai që
vuan nga idiotësia. Pamje (shikim) idioti. Fytyrë idioti.
2. Ai që është i metë ose shumë i trashë nga mendja; ai që sillet,
flet a vepron si i tillë. Fjalë idioti. Sjellje (punë) idioti. Çfarë idioti!

Fjalori i Sharjeve

Comments
All comments.
Comments