Fjalori i Sharjeve
-P-
PALAÇO
Njeri që bëhet qesharak në shoqëri me sjelljet e
veprimet e tij; njeri pa karakter e i ulët.
PAQYLL
Njeri i metë nga mendja, teveqel; njeri i trashë, budalla. Paqyll i
madh.
PIS
I pistë. Djalë pis. Vajzë pise.
Pise e madhe është. Laje atë pisin! Mos e prano atë pis.
PIZEVENG
Njeri i pandershëm; njeri i poshtër, maskara, dallaveraxhi e
hileqar.
PORDHAC
1. Që pjerdh shumë, pordhash.
2. Që flet shumë, por që s’bën punë; që shet mend, që
trimërohet kot e mburret me të madhe, por që në të vërtetë ka
frikë; frikacak.
PORDHAMAN
Pordhac.
PORDHASH
Pordhac.
PORDHËMADH
Që bën pordhë me zhurmë të madhe; pordhaman, pordhac
POSHTËR
I ulët nga morali e nga karakteri, i pandershëm, shumë i keq;
që shpreh a përmend diçka të pandershme
PUÇRRAK
Puçrranjos.
PUÇRRANJOS
Që e ka fytyrën ose lëkurën gjithnjë me puçrra, që është
mbushur tërë puçrra. Fëmijë puçrranjos.
PUFTE
Njeri mendjelehtë; njeri frikacak, që nuk është i zoti për asgjë.
PURTHANIK
Që e heq vazhdimisht barku dhe është i dobët nga shëndeti;
që ndyn vazhdimisht. Fëmijë purthanik.
PUSHT
Ai që shkon shumë pas femrave; maskara. Pusht i ndyrë!
PUTANË
Grua a vajzë e përdalë, kurvë, lavire.
Fjalori i Sharjeve