Fjalori i Sharjeve

Fjalori i Sharjeve

-M-

MACE
Grua a vajzë e egër dhe grindavece; grifshë. Është një mace ajo!

MANGË
Njeri që bredh rrugëve pa punë e rron në kurriz të të tjerëve,
rrugaç; njeri dinak.

MARROQ
Që vepron e sillet si i marrë, që nuk i ka mendtë plotësisht në
rregull, i metë nga mendja; budalla, torollak.

MARRUK
Marroq.

MASKARA
Njeri i poshtër, i pandershëm e i pacipë. Maskara i ndyrë!
Është maskara.

MEÇKË
1. Femra e qenit, bushtër, shakë.
2. Turiri i zgjatur i derrit, feçkë. Gjithë derrat një meçkë kanë.
3. Grua e ligë, grua e përdalë; grua llafazane.

MI
1. Surrat miu. I thuhet një njeriu që e ka fytyrën thatime, të
ngushtë e të zgjatur.
2. Njeri pa vlerë; njeri që rri fshehur nëpër vende të
mbyllura e të errëta; frikacak; ai që e ka zakon të kërkojë diçka
vrimave ose që punon a vepron fshehurazi.

MUT
Njeri i keq, i poshtër, i ndyrë.

Fjalori i Sharjeve

Comments
All comments.
Comments