Fjalori i Sharjeve

Fjalori i Sharjeve

-T-

TARTABIQE
1, Kandërr vogël me trup të rrumbullakët e të shtypur, me ngjyrë
vishnje të errët e me një erë të rëndë, që jeton si parazit në
banesa, nëpër plasat a vrimat e mureve, të dërrasave, të
shtretërve etj. ose në vende të errëta dhe që u thith njerëzve
gjakun kur flenë;
2, Njeri që të mërzit vazhdimisht për punët e veta,
njeri i bezdisshëm e i pacipë. Është një tartabiqe ai

TARTAKUT
1. Sëmundje e rëndë që u bie kuajve ose gomarëve e që shfaqet
me të dridhura.
2. Njeri i ulët, njeri i keq.

TENEQE
Teneqe e shpuar!

TOPALL
I çalë; çalaman. Plak (fëmijë) topall. Grua topalle.
Ka një këmbë topalle. Është topall nga të dyja këmbët.

TRUNG
Njeri pa mend, njeri i trashë, budalla, kërcu. Është trung fare.

TURI
Pjesa e fytyrës së njeriut, që ka gojën, nofullat dhe
hundën; fytyra e njeriut; surrat. Zgjati turinjtë. E goditi turinjve. Ia
përplasi derën në turi. E ka turirin si të miut. S’ia sheh dot turirin.
U bë edhe turiri i tij të shajë!

TURIBOLLË
Që e ka fytyrën të trashë e të fryrë si të bollës.

TURIDERR
Që i ka nofullat të zgjatura e të kthyera pak lart si të derrit.

TURIMACE
Që e ka fytyrën të vogël, të mbledhur e të imët si turiri i maces.
Kishte shpifur ajo turimacja.

TURIMAJMUN
Që e ka fytyrën të shëmtuar si turiri i majmunit.
Ai turimajmuni na prishi punët.

TURIMI
Që e ka fytyrën fare të vogël, të hollë e shumë të hequr si turiri
i miut. S’e shoh dot me sy turimiun.

TURIQEN
Që i ka nofullat të mëdha e të zgjatura përpara si të qenit.
Erdhi edhe turiqeni.

TURISPEC
1. Që e ka turirin e gjatë e të tërhequr si spec; që e ka ngjyrën e
fytyrës të kuqërremtë e të ndezur.
2. Inatçi, zemërak që merr inat menjëherë.
Ishte një turispec ai, që s’durohej.

TURIZI
1. Që e ka fytyrën të zeshkët a të nxirë.
2. Që është gjithnjë i vrenjtur, i zymtë në fytyrë, që nuk i qesh
buza kurrë; nursëz. Njeri turizi.

TUTKUN
I trashë nga mendja, që nuk ia pret, që ia hedhin lehtë të tjerët;
që nuk është në gjendje t’i dalë zot vetes, i humbur. Njeri tutkun.
Çfarë tutkuni paska qenë!

 

Fjalori i Sharjeve

Comments
All comments.
Comments