Fjalori i Dialektologjise

Fjalori i Dialektologjise

Fjalor i dialektizmave H

hajn
HAJN
Vjedhës, hajdut.

HAJNI
Vjedhje, hajdutëri.

HALTH
Halmucë, bar breshke.

HALLAGREP
Kot më kot, shpejt e pa u menduar, kuturu; pa rregull,
mbarë e prapë. Fliste hallagrep. S`bëhet puna hallagrep.
Vishej hallagrep.

HALLË
Gruaja e dajës ose gruaja e xhaxhait.

HALLKË
Vathë grash në trajtë unaze. Vari (hoqi) hallkat.

HALLMOJ
Gërryej e bëj gropë; shkallmoj, prish

HAMAM
Nevojtore.

HAMURIK
Urith. Vrimë hamuriku.

HANDAR
Shuli i derës etj., lloz. Handari i derës (i portës, i
dritares). Handar druri (hekuri).

HANDRAK
1. Qelb. Handraku i plagës.
2. Qurra.
3. Jashtëqitja e njeriut dhe e kafshëve; pleh; ndyrësi,
gjë e ndotur. Handraku i bagëtive.
4. Mbeturinë. Handraqet e tullave.

HARAJKËZ
Skërpicje.

HARAKUQ
1. Rrotulloj, vërtit. Harakuq mishin në hell.
2. Rrokullis, hedh teposhtë, vërvit, flak. E harakuqi
tatëpjetë (tutje).

HARAR
Thes. Harar me grurë (me misër, me kashtë). Harari i
duhanit.

HARDHOJ
Hedh. Hardhoj gurin (shkopin).

HARMOÇ
Hurdhë përroi; vend i gërryer a gropë e vogël
zakonisht në shtratin e një përroi.

HARZANE
Llambadhe e vogël.

HARROK
Përçitës, përçak.

HASE
Kambrik. Çarçaf haseje.

HASEM
Zihem me fjalë me dikë, grindem. U hasën njëri me tjetrin.

HEDHJE
Shami koke. Hedhje me lule.

HEQËSE
Sirtari i tryezës, syze. Heqësja e tryezës.
Heqëse me kyç. Vë (fut) në heqëse. Nxjerr nga heqësja.

HERDHE
Çerdhe, fole. Herdhe zogjsh.

HERMOJ
Gërmoj.

HERSHEM
1. Mot i keq me shi e me furtunë. Bën hershem.
2. Vrull. E bëri punën me hershem.

HESË
Haje; zahire. Hesa e vitit. Hesa e bagëtive (e kafshëve).
Gatit (bëj) hesat.

HIDHËS
Hithër.

HIDHTAS
Hidhur.

HIJERINË
Hijesirë. Çlodhen në hijerina.

HIJËZ
Ëndërr. Gjumë me hijëza. Pa një hijëz të keqe.

HIPËS
1. Saç balte.
2. Shkallë druri për të hipur në çati, në një pemë etj.
Ngjiten me hipës.
3. Kalorës. Hipës i mirë.

HIQEM
Shkoj, eci; drejtohem diku. Hiquni udhës lart!
Hiqu e shih njëherë!

HISËLL
Hithër.

HITI
1. Nxitim, ngut; vrull. E mblodhi me hiti. E ndreqi me hiti
të madhe. Vlon puna me hiti.
2. Kujdes i madh; zell. Punon me hiti. Ecën me hiti.

HITHKË
1. Ajdës. Dru hithke. Gjethet e hithkës.
2. Hithër.

HOLLA
Të lashtat. Mblodhën të hollat.

HOLLIM
Petë byreku. Hollimet e lakrorit (e byrekut).

HON
Hinkë. Honi i vajit (i rakisë). E mbush shishen me hon.

HONI
1. Vrimë. Honi e madhe (e vogël). Honia e sëpatës
vrima e sëpatës ku futet bishti.
2. Hinkë. Mbush (hedh) me honi.

HUBI
Dëm i madh, humbje e rëndë. Ngrica u solli hubi të
madhe pemëve.

HUMAKUSH
Struc.

HUMBA
Humbazi.

HUPËS
Ai që humbet rrugën e s’di nga të shkojë. Ia
hapin derën hupësit.

HUPËS
I humbur.

HUPËT
1. I humbur. Para të hupëta para që nuk pritnim t’i
merrnim, para që i quanim të humbura.
2. Që është i ngrënë a i zbrazët përbrenda, i zgavërt.
Dru (shkëmb) i hupët.
3. Që nuk është i ngjeshur mirë, që nuk është rrasallitur;
i imët e i butë.
Duhan (pambuk) i hupët. Dhe i hupët. Miell (sheqer) i hupët.

HURMË
Vadhëviçe.

HURUVEJKË
Kukuvajkë.

HUT
Shumë mirë, si s’ka më mirë. E kanë kaluar hut.

HUTËRROHEM
Hutohem.

HUTËRROJË
Vajzë a grua që hutohet shumë, hutaqe. Hutërrojë e madhe.

HUTIM
Lajthitje, gabim.

HUTLOHEM
Hutohem.

HUTLOJ
Hutoj.

HYSHTËR
Boshtër.

Fjalori i Dialektologjise

Comments
All comments.
Comments