Fjalori i Dialektologjise

Fjalori i Dialektologjise

D

DAFNJEHEM
DAFNJEHEM
Lodhem tepër, këputem, rraskapitem.

DAFNJEJ
1. Shqyen, copëton (me kthetra a me
dhëmbë). E dafnjeu ujku. I dafnjeu skifteri pulat.
2. Rrah fort dikë, e zhdëp në dru; shqyej.

DAFURROJ
1. Kërkoj diçka me nxitim në një dollap, në një arkë, në
një dhomë etj., duke i hedhur sendet pa kujdes sa
andej-këtej e duke bërë rrëmujë, rrëmoj; ngatërroj, bëj
lesh e li. Ç`po dafurron ashtu?
2. Shpupurit (zjarrin). E dafurroi zjarrin me mashë.

DAKO
Trung druri a cope dërrase e fortë, ku pritet a grihet
mishi me satër, trung mishi, dru mishi, dërrasë mishi.
Dako e madhe (e vogël).

DALLGË
Shi me erë të fortë shtrëngatë, furtunë.
Mbrëmë bëri dallgë e madhe. I theu dallga pemët.

DANGË
Damkë, njollë (edhe fig.). Danga balte (boje). Dangat e
diellit. Dangë turpi. Rrobë me danga. Fytyrë me
danga. U bë me danga. Iu bë një dangë.

DANIK
Kthinë e veçuar në shtëpi që përdoret për një qëllim të
caktuar.

DAULLE
Buhari. Daullja e oxhakut (e vatrës).

DELENXHI
Lypës, përderës. Mbeti delenxhi tërë jetën.

DELME
Dele.

DERDH
Kaloj një sëmundje nga ato që zakonisht u
bien fëmijëve. E ka derdhur linë (fruthin, kollën e mirë).

DERGJË
Tuberkulozi. Nuk vdesin më nga dergja.

DERVEN
Shul, që vendoset në pjesën e pasme të
tezgjahut për ta mbajtur pëlhurën të shtrirë. Shtrëngon
dervenin. Derveni nuk luan.

DERVISH
1. Dordolec. Vuri një dervish në arë.
2. Çafkëlore. Fluturonin dervishët.
3. Lloj misri me shumë mustaqe në kalli.

DESTEMEL
1. Shami koke grash, lahuri. Destemel i bardhe (i zi).
Vë (lidh) destemelin.
2. Shami xhepi.

DËKOJ
1. Rrah fort dikë; e zhdëp. E dëkoi në dru.
2. Prish diçka të ngritur, rrëzoj diçka të ndërtuar më
parë. E dëkoi murin.

DËLIR
Çliroj (një vend).

DËLIREM
Shporrem, qërohem; largohem. Dëliru prej këtej!

DËLLËNGTHI
Me qëllim, qëllimisht; nergut. U nis dëllëngthi. E bleu (e
përgatiti) dëllëngthi për atë.

DËNOJ
1. Pakësoj, shteroj; Ia dënoi ujin. I dënoi qumështin. I
dënoi barrën kalit. Ky krua as nuk shton, as nuk dënon.

DËRMOJ
Shosh me dërmon.

DËRMON
1. Shoshë me vrima të mëdha për misër etj.
2. Site e rrallë, satac.
3. Vrima-vrima, shoshë. Iu bë këmisha dërmon.

DËRRMOJ
Zbres, zdirgjem. Dërrmuan nga mali. Dërrmoi nga kali.

DËSHTAK
Shtatanik. Djalë dështak. Vajzë dështake

DIJE
Dijeni, njoftim. Vë në dije njoftoj. Është në dije të punës.

DIKË
Dëshirë e madhe; lakmi. Dikë për pasuri. Ka dikë të madhe.

DIRË
Fërkem. Dirat e ujkut (e dhelprës). Ndjek dirat. Shkoi
pas dirave.

DIRS
Djersit.

DIRSEM
Djersitem.

DO
Disa, ca. Do njerëz. Do fjalë. Do ditë. Do rrush. Do bukë.

DOKTHI
Çalë-çalë. Ecte dokthi.

DOLLAP
1. Dritare, Dollap qorr kamare. Dollapi i kullës.
2. Qebap për të pjekur kafenë. Dollapi i kafesë.

DOLLMA
Gjellë që bëhet me të brendshmet e bagëtive
dhe me copa kulaçi a buke, kapama.

DORËMENJË
Njëmenjë. Ky bar t’i pret të vjellat dorëmenjë.

DRANG
1. Këlysh maceje; këlyshi i disa kafshëve të egra. Drang
maceje. Drang ujku (luani).
2. Këlysh. Drangu i dreqit. Drang lugati.
3. Shul. Drangu i portës. I vë drangun. Mbyll me drang.
4. Rrem i shkurtër si lopatë që shërben për të ngarë
lundrën në ujë të cekët.

DRANGOJ
Mbyll portën me shul, i vë llozin portës.

DRE
Përdoret për të shprehur habi a çudi; bre. Dre, dre, sa
qenke rritur!

DREDHË
Rrudhë. Iu mbush balli me dredha.

DRITË
Pasqyrë.

DRITËZ
Pasqyrë. Dukej si një dritëz.

DROBIT
E lodh shumë dikë, e këput, e rraskapit, e dërrmoj; e
dobësoj shumë. E drobiti sëmundja.

DROBITEM
Lodhem shumë, këputem, rraskapitem, dërrmohem; më
priten fuqitë, dobësohem shumë (nga sëmundjet, nga
lodhja, nga pleqëria).

DROP
Lloj ëmbëlsire që bëhet me bukë të thërrmuar, e cila
skuqet me gjalpë dhe zakonisht përzihet me sheqer, me
arra a me bajame. Drop i ngrohtë. Drop me bajame. Ha drop.

DRUDHE
Kokërr rrushi. Drudhet e rrushit.

DRUDHËZ
Mbeturina nga shkrirja e dhjamit të derrit, zhigla.

DRUESE
Ndoshta, mbase.

DRUGË
Biga e llastikave për të vrarë zogj.

DRY
Shuli i derës.

DUHAÇ
Tufan i fortë, stuhi e madhe.

DUSHK
1. Gjethet që mbështjellin kallirin e misrit, lëpushkat e misrit.
2. Duhan vjeshtak shumë i butë. Dushku i vjeshtës.

DYBEK
Varre prej druri për të thyer plisat në arë.

DYBUKËSH
Që është dy vjeç ose që lëron për të dytin vit me radhë
(për kaun etj.). Ka dybukësh.

DYFEKOHEM
Qëlloj me pushkë dikë që shtie kundër meje, bëj pushkë
me dikë.

DYZEN
Çifteli.
Fjalor Krahinor

Fjalori i Dialektologjise

Comments
All comments.
Comments