Fjalori i Dialektologjise
Ç
ÇAF
1. Vesë e ngrirë, brymë. Çafi i mëngjesit.
2. Cipë akulli. Zë çaf uji. U bë uji çaf.
ÇAKMAK
Uror.
ÇAP
Përçap. Çap bukën. Çap një copë (një kokërr).
ÇAPË
1. Kafshatë. Çapë e madhe. Një çapë bukë. Ha një
çapë bukë ha pak. Çapa e madhe të zë fytin. fj.u.
2. Zhubër që ngelet në një rrobë, rrudhë. Napë me
çapa. Rrobë me çapa. Bëhet me çapa.
Fjalori i Dialektologjise
ÇARDAK 1. Dysheme prej dërrase. Dhomë me çardak. Shtroj çardak.
2. Grumbull gurësh të mbledhur pirg si shenjë
në një vend, ku ka ndodhur diçka. Ngre një çardak.
ÇART
Kllapi, përçart. Flet nëpër çart.
ÇARTOHEM
1. Prishem, çartem.
2. Luaj nga mendtë, çmendem.
3. Flas përçart.
ÇARTOJ
1. Prish; çart. Çartoj punën.
2. Çmend, e bëj t’i luajë mendja. I çartoi mendjen. Na
çartuan nga mendtë.
ÇARRAVALLE
Barëra të këqija.
ÇEK
1. Cep, skaj. Çekja e murit. Çeku i shamisë. Çeku i
orës. Çekja e syrit. Në çeke të rrugës (të orës). Çeku
i shkëmbit. Çeku i kërrabës. Çek me çek.
2. Ana me majë të mprehtë e kazmës; tehu i një vegle.
Çeku i kazmës. Çeku i shatit. Çekja e sëpatës
ÇEKTH
Çek
ÇEL
1. Ndez. Çel zjarrin. Çeli fitilin (llambën). Çeli një qiri.
2. Pres si mik, fut në shtëpi si mik. E çeli mik. E çeli në shtëpi.
ÇELËS
Nyjë e eshtrave, kyç. Çelësat e trupit. Çelësat e duarve.
ÇEM
Çatall
ÇEP
Sqep. I bie me çep. E kap me çep.
ÇEPOJË
Vrimë e madhe e hapur në mur a në vende të tjera,
borde. Çepojat e murit (e çatisë). Bihet çepojë i hapet
një vrimë e madhe.
ÇERÇEM
Carac. Dru çerçemi. Kokrra çerçemi. çuçume
ÇETË
Lagje.
ÇIFT
Njësoj; baraz. E bëj çift me diçka tjetër. E lë çift lojën (garën).
ÇIKË
1. Pikë e vogël uji që bie nga çatia; vendi në çati
ku pikon shiu; buza e çatisë jashtë murit ku rrjedh uji i
shiut; strehë; gjerbë. Çikat e shiut. Çikat e shtëpisë.
Çika e mullirit. Pikojnë çikat. Zë çikat. Hyj (futem) nën çikë.
2. Shkëndijë, xixë. Çika zjarri. Çikat e urorit. Lëshon çika.
3. Xixëllonjë. Çikat e natës. Dolën çikat.
4. Degë të vogla e copa të thata druri që përdoren për të ndezur
zjarrin, shkarpa. Mbledh çika. Na sill ca çika. E ndez zjarrin me çika.
ÇIKËLOJ
Ndez zjarrin me degë të holla a me shkarpa. Çikëloj zjarrin.
ÇIKËVERË
Xixëllonjë. Dolën çikëverat.
ÇIMËRR
Çimkë, tartabiqe.
ÇIRREM
Shpohet (një enë). U çor kusia (ibriku).
ÇJERR
Shpoj një enë. Çjerr ibrikun (kusinë).
ÇMËRS
Qelbi që zë një plagë. I zuri çmërs plaga.
ÇOBAN
Çafkëlore.
ÇOBANKË
Bishtatundës.
ÇOL
Vend me shumë baltë e me ujë të ndenjur,
gjol, moçalishte. Ra në çol.
ÇUBË
Kapul misri. Çubat e misrit.
ÇUDË
Çudi. Çudë e madhe. I dukej çudë. Bëj çudë çuditem.
ÇUDOJ
E përdhunoj, e çnderoj (një vajzë).
Pushtuesit çudonin çikat.
ÇUK
Mëz. Çuku i pelës.
ÇUKËL
Guraçok. Çukla lumi. E qëlloi me çukël. Luaj me çukla,
luaj guraçokthi.
ÇULZË
Feçka e derrit. Gërryen dheun me çulzë. E çau me çulzë.
Fjalori i Dialektologjise