Fjalori i Dialektologjise
QAS
E largoj dikë a diçka; e shtyj tutje diçka. I
qasen gurët. E qasëm gardhin nga muri.
QASEM
Largohem prej një vendi; mënjanohem; nuk i
dal përpara. U qas mënjanë. Qasu që këtej!
QASËT
Që është në një cep të futur ose në thellësi të një vendi,
i largët, i humbur; që ndodhet diku mënjanë, i fshehur.
Vend i qasët. Fshat i qasët. Shtëpi e qasët.
Fjalori i Dialektologjise
Fjalori i Dialektologjise
QAZ
Saç.
QEL
Qeros.
Qelan
Qeros.
QEP
Sqepi i një shpendi.
QEPOHEM
Shpohem me gjemb a me diçka tjetër me majë.
QEPOJ
Godit me diçka që është me majë a me thep; qëlloj. E
qepoi me shkop.
QEREÇ
Gëlqere. Gurë qereçi. E lyejnë shtëpinë me qereç.
QETE
Mace
QETHËM
I mjerë, i shkretë, i gjorë.
QËKURTHI
Qëkur
QIFT
Skifter.
QILAR
Kthinë e vogël në shtëpinë malësore, ku flenë
bashkëshortët. Shtrojnë qilarin. E futnin (e shtinin)
nusen në qilar.
QIT
Nis, filloj.
QUKË
Kukuvajkë.
QUMËSHT
Hirrë.
RANGË
Detyrë, barrë. I ngarkoi një rangë.
RE
1. Rrufe. I ra (e goditi) reja. Krisi (shtiu) reja. E vrau reja.
2. Fytyrë, pamje, çehre. Ka re të keqe.
RIGASH
Gjeldeti.
ROBI
Tërësia e njerëzve, njerëzit.
ROD
1. Gjini; fis. Rod i mirë (i keq). Vajzë rodi. Derë rodi. E
ka për rod. Rod pas rodi. Rodi i shqiptarit.
2. Lloj, farë. Rod misri. Rod gjarpri.
ROGOVECKË
Akace
ROMAN
Shulës
ROZË
1. Gdhe, nyjë (druri).
2. Njeri budalla, i trashë.
RUBË
Shami (zakonisht e zezë); shami e madhe koke. Rubë e
zezë (e bardhë). Rubë koke (dore). Rubë pëlhure
(mëndafshi). Vë (heq) rubën. E mbështolli me rubë.
RUSICA
1. Festë që kremtohet zakonisht nga gratë dhe fëmijët
njëzet e pesë ditë pas pashkëve (në disa vende ku
vepron kisha ortodokse). Dita e rusicave.
2. Kuleçtë e vegjël, që përgatiten për këtë festë.
RRAJZË
Glistër, krimb shiu.
RRANICË
Copë e madhe buke, mishi etj.; ngastër. Një rranicë
bukë (lakror, mish).
RRASHTË
Eshtër. Rrashta e kreut. Rrashta e breshkës
kafkulli, samari i breshkës.
RREK
Vonoj. Ia rreku borxhin.
RREKEM
Vonohem. Mos u rrek shumë, kthehu shpejt!
RREVË
Short. Shtiem rrevë kujt t’i bjerë.
RREZGË
Freri i rrushit, rruvan.
RREZIGALL
Arsenik; helm arseniku.
RRËNDON
Pret shumë, të grin (për briskun, thikën etj.). Ky brisk të rrëndon.
RROKME
1. Punë që e ndërmerr dikush për ta bërë.
2. Veprim që bën dikush pa i menduar pasojat ose për
të kënaqur dëshirat e rastit, aventurë. Jepet pas
rrokmesh. Nuk u përton rrokmeve.
RROPULLI
Frerët e mishit, frenjat.
Fjalori i Dialektologjise