Fjalor i shprehjeve krahinore
Fjalori i Dialektologjise
C
CABOK
1. Stom. Cabokë e bregore.
2. Copë dheu a guri, plis a popël; copë druri, kërcu i
vogël. Cabok dheu. Cabok guri. Cabok druri.
CAHERË
Ndajnatëherë, ndaj të ngrysur.
Fjalori i Dialektologjise
CAKOS
E mbush diçka me zor sa nuk nxë më, e rras fort, e
ngjesh mirë. E cakosi mirë thesin (torbën).
CANGË
Pemë e papjekur dhe e fortë. Këputi (hëngri) ca
canga. Canga të mbledh gojën.
CANGËL
Kapëse e vogël, zakonisht prej teli, që përdoret për të
mbërthyer rrobat ose për të varur diçka në to;
mbërtheckë. E mbërtheu me një cangël. E vari në një cangël.
CANGËL
Varur, pezull në ajër. E mbaj këmbën cangël. E ngre
cangël. Rri cangël. Varet cangël.
CANGËLOJ
Ngre pezull, mbaj a çoj cangël.
CANGËR
I ndenjur, bajat; i hupët. Bukë cangër.
CANGËROHET
Bëhet bajat. Buka cangërohet.
CANGLA-CANGLA
1. Lecka-lecka, zhele-zhele.
2. Të ndarë e të përçarë, fije-fije; të shkëputur. U bënë cangla-cangla.
CAPOJ
Shkrif leshin me dorë.
CARADUNG
Shkurtabiq.
CAREQE
Shportë. Careqe me fiq.
CARROK
Camërdhok. Një tufë carrokë.
CARROKE
Camërdhoke.
CARRUA
Camërdhok. Carronjtë e katundit. Carronjtë e shkollës.
Një tufë carronj.
CEGËM
Ciknë, acar.
CERIMANGË
Pëlhurë merimange.
CERNIK
Karvariq. Gjuaj (kap, zë) me cernik.
CEZË
Gjep
CËRULAK
Culan.
CËRULE
Cule
CËRRFAT
Shkrep urët e zjarrit.
CIKATUR
I krisur nga mendja, i cokatur.
CIKOL
Maja e një mali ose e një peme, majole; kodër me majë.
Cikol më cikol. Në cikol të malit. Në cikol të pemës.
CIKOMË
1. Spango. Shkoj duhanin në cikomë. Qep (lidh) me cikomë.
2. Litar i hollë prej liri. Cikoma e samarit.
CIKON
Nxjerr lëng (për pemët).
CIKSHËM
I lëngshëm (për pemët).
CILIK
Përrua i vogël; rrëke.
CILIVILE
1. Xixëllonjë.
2. Vajzë e shkathët dhe e zgjuar.
3. Lloj molle kokërrvogël, e kuqe, që piqet vonë dhe rron për dimër.
CIMBIL
1. Bodec. Shpoj me cimbil. I rri me cimbil në dorë.
2. Bizë. Punoj me cimbil.
CIMBUR
Këpushë.
CINGALI
Këmbëza e një arme.
CINGËLAR
Çikërrimtar.
CINKË
Trishtil.
CINXËR
Bulkth
CIPË
Petë byreku ose ëmbëlsire. Byrek me dyzet cipa.
CIPURA
Bërsi (rrushi, ullinjsh etj.). Cipura rrushi. Cipura ulliri.
CIRË
1. Lëvorja e drurit.
2. Dru i qëruar nga degët, trung pa degë.
CIRLUA
Shturë, gargull.
CIRUA
Kalli misri që ka mbetur i vogël, kalli i rrëgjuar.
CJEPURR
Shakullinë.
COK
Me të vërtetë, sak; troç, copë. Cok ashtu. Cok ia
tregoi. Cok për këtë. Ia tha cok.
COPKANIK
Përvëlak.
CUBAN
Cub
CUBEL
Cub
CUBNOJ
Vjedh me armë në dorë, grabit si cub, kusaroj.
CUCËLL
Kapëz për foshnjat, thithë. I vë cucllën fëmijës. Thith
cucllën.
CUCËRR
Shuk, truc; grusht; duke u strukur, duke u mbledhur nga
frika. U bë cucërr.
CUCËRRAK
Galiç. Rri cucërrak. Ulem cucërrak.
CUCËRROHEM
Mblidhem shuk, bëhem truc; mblidhem grusht; strukem
nga frika, druhem shumë.
CUCËRROSH
Ai që hiqet si i druajtur, si i turpshëm.
CUCKË
Që është pjekur mirë e është squllur (zakonisht për
dardhat), i ndulkët, i ficur, fice. Dardha cucka. Gorrica
cucka.
CUK
1. Quk. Të cuk bleta. Cuk me gjemb. Cuk gështenjat.
2. fig. Ngacmoj, cingëris. Cuk nervat.
CULAN
Leckaman; shumë i varfër, i këputur.
CULL
Djalë i vogël; fëmijë. Cull i vogël. Gra e cullë. Mblodhi
cullët. U shtroi cullëve bukën.
CULLAK
Cullë.
CULLAN
Që e ka barkun të fryrë, që e ka mullën të madhe. Fëmijë cullan.
CULLË
Bark, mullë. Mbush cullën. Culla e thiut! shar.
CULLNISHT
Si fëmijët, si të vegjlit.
CULLOHEM
1. Bëhem si fëmijë.
2. Më fryhet barku.
CUMËR
Bucelë.
CUNDËR
Copë e madhe (buke etj.). Cundër buke. Ha një cundër.
CUNGULL
Cung
CUNGULLIM
Cungim
CUNGULLOJ
Cungoj
CURUFUJKË
Tigan i vogël.
CURR
Curroj
CURRUFJASEM
Matufosem.
CURRUFJASUR
I matufosur.
CYTH
Thumboj
Fjalori i Dialektologjise