Fjalori i Dialektologjise
GJ
GJALLËRIM
Jetë; gjallesë, jetesë.
GJELAC
Qukapik.
GJELINË
Nuse e re, e porsamartuar; nuse. Gjelina e madhe (e
parë). Thërret nëna gjelinat.
GJEMB
1. Sfurk
2. Pirun
GJEMBAÇ
Iriq.
GJILPËRËZ
Shtizë çorapesh.
GJILPËRYER
1. Shtizë çorapesh. Thur me gjilpëryer.
2. Difteria.
GJINKALLË
Zile e vogël që lëshon tinguj të hollë e të mprehtë.
GJIROJ
Mbrus, Mbush plot. E gjiroi shtëpinë.
GJITON
Fqinjë, komshi.
GJITHË
Çdo. Për gjithë ditë. Për gjithë vend. Në gjithë vend.
GJUAJ
1. Flak tutje, hedh. Gjuaj gurin.
2. Dëboj, përzë. I gjuajti të gjithë nga shtëpia.
GJURMË
Gjurmashka. Një palë gjurmë.
GJYFQEHEM
Lodhem, rraskapitem; gajasem. U gjyfqye nga rruga.
GJYMTIS
Shfaros tërësisht një familje a fis, shuaj. I gjymtisi
sëmundja. E gjymtisi tërë fshatin.
GJYMTISET
Shfaroset tërësisht (një familje a fis) nga një sëmundje,
nga një fatkeqësi natyrore etj., shuhet.
Fjalori i Dialektologjise