Fjalori i Dialektologjise

Fjalori i Dialektologjise

NAKATOS
Përziej, trazoj. Nakatos miellin (librat). E nakatosi gjellën.

NAKATOSEM
1. Trazohet një lëndë me një tjetër; përzihem me një tjetër a me të
tjerë. U nakatos vaji me ujin. U nakatos gruri me thekër.
U nakatosën me turmën.
2. Përzihem në një punë, marr pjesë diku a në diçka së bashku me të
tjerë, ngatërrohem, trazohem. Ai nuk nakatoset në punë të tilla.
Mos u nakatos me atë!
3. Më përzihet, më vjen për të vjellë. Po më nakatoset.

NAKATOSUR
I përzier; i trazuar.

NAMËTA
Menjëherë, në atë kohë; në atë mes. Namëta erdhi
dikush. Namëta u afrua. Namëta m`u kujtua.

NANSHORE
Mëndeshë, tajë.

NDEJË
Ndeja e mirë! mirë se rrini!

NDESHË
Takim, pjekje.

NDEZÇË
Çakmak.

NDËRMEND
Kujtim për dikë; të menduarit për dikë. Më ra ndërmendi
i tij m’u kujtua ai.

NDËRPRITEM
Vritemi njëri me tjetrin me armë. U ndërprenë shoq me shoq.

NDRIKULL
Gruaja që kujdesej për nusen ditën e dasmës.

NEN
Nyelli, syri i këmbës, noçka. Neni i këmbës.

NETOJ
Verboj.

NETULL
Fshesë. Fshij me netull.

NËNOLE
Lëneshë.

NGALKOHET
Ngarkohet

 

Fjalori i Dialektologjise

NGAS
1. Punoj tokën, me kafshë ose me mjete të mekanizuara, lëroj. Ngasin
tokën me qe (me parmendë, me traktor). E ngau tokën tri herë.
2. Mpreh. Ngas thikën (sëpatën).

NGJALLOJ
Vrapoj, turrem. Ngjalli te dera.

NGJATË
I afërt (për kohën); i afërm (për lidhjet midis njerëzve).
Mos qoftë i ngjatë! Shokë (miq) të ngjatë.

NOSIT.
Pelikan.

NOTI
1. Lagështirë, lagështi. Bodrum (shtëpi, dhomë) me
noti. Ka noti. I dëmtoi muret notia.
2. Mot i lagësht; erë e lagësht.

NOTISHTE
Vend ku buron nga pak ujë dhe që mban lagështi;
ligatinë.

NUNËL
Gjyshe, nëna e nënës.

NJANJË
Bukë e papjekur mirë, bukë që ka mbetur si qull;
babanace. Njanja të ngjitet në gojë.

NJAQ
Aq, po aq, pikërisht aq. Njaq di, njaq flet.

NJASHTU
Ashtu, po ashtu, pikërisht ashtu. Doli njashtu si thashë.
Krejt (bash) njashtu.

NJATY
Aty, mu aty, pikërisht aty.

NJEKË
Shkak.

NJELMOJ
Ha diçka sa për të njomur gojën.

NJOHURI
Njohje me dikë. S’kam njohuri me të.

Fjalori i Dialektologjise

Comments
All comments.
Comments