FJALORI I KUZHINES
GERMA L
LAKROR
Byrek me lakra të grira, me presh, me kungull etj. Lakror me presh (me spinaq, me labot, me hithra, me pazi, me qepë, me kungull). Lakror me kuleç (me imakë). Lakror me petë.
LAKURIQ
Gatesë me miell, me gjalpë, me vezë etj., që shtrohet në tepsi pa u mbuluar me petë dhe piqet në furrë. Lakuriq me qumësht (me kungull, me ajkë). Laropitë.
LAROPITË
Një lloj lakrori që bëhet me miell misri të përzier me barishte të ndryshme
(zakonisht me spinaq) e me djathë të grirë.
LESHNIK
Lloj ëmbëlsire me qumësht delesh e me miell që piqet në tepsi.