FJALORI I KUZHINES INDEKSI

FJALORI I KUZHINES

GERMA C

CIVE
1. Qepë e fërguar në vaj, me salcë a me spec djegës, që i hidhet gjellës.
2. Qull me miell të fërguar dhe me hudhra ose me arra, që përdoret si gjellë.

COPKANIK
Përvëlak.

GERMA Ç

ÇALLMË
Ëmbëlsirë e gatuar me miell e me vezë në trajtë kësulash të vogla, që
përvëlohet me sherbet.

ÇERVISH
Qull që bëhet zakonisht me miell të skuqur, me lëng mishi e me hudhra.
Pulë me çervish. Qofte me çervish.

ÇOMLEK
Gjellë e gatuar me thela mishi të ziera me qepë të plota ose të grira në copa të mëdha, me thelpinj hudhrash, me erëza dhe me pak uthull.

ÇORBË
1. Gjellë e lëngët, si supë e trashë që gatuhet zakonisht me oriz ose me
makarona të holla dhe me të brendshmet e bagëtive. Çorbë me oriz. Çorbë
pule (qengji).
2. Brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj
thahet në diell e thërrmohet; një lloj qulli pak i thartë që bëhet me këtë brumë. Çorbë e thartë. Çorbë me kos. Çorbë tigani.

Comments
All comments.
Comments