FJALORI I KUZHINES
GERMA SH
SHAPKAT
Lakror me miell misri, pispili.
SHISHQEBAP
Copa mishi të shkuara në një hell të vogël prej metali a prej druri dhe të pjekura mbi zjarr.
SHQETO
Një lloj gjelle e përgatitur me mish të njomë, të zier vetëm me lëng e me erëza (zakonisht me majdanoz).
GERMA T
TARATOR
Kos i rrahur e i përzier me hudhra, me vaj, me kripë dhe me kastraveca të grirë, që hahet zakonisht në verë para gjellëve të tjera.
TASQEBAP
Gjellë me copa të vogla mishi, që zihen në lëngun e tyre dhe me pak qepë e
salcë; gjellë e tillë sa nxë një pjatë. Tasqebap viçi. Porositën dy tasqebap.
TRAHANA
Bollgur. Trahana gruri. Trahana me gjalpë. Çorbë;
TRAZORE
Lloj buke e valë, që bëhet me miell misri, me gjalpë e me djathë dhe që
piqet në furrë.
TRU
Gjellë e përgatitur me lëndën që mbush kafkën e disa kafshëve. Tru të
ziera (të fërguara). Tru viçi (lope, qengj).
TURLI
Gjellë që përgatitet duke përzier perime të ndryshme (zakonisht domate,
qepë, speca, patëllxhanë, bamje etj.). Mish me turli. Tavë turli.
TURSHI
Perime të ndryshme (zakonisht domate të papjekura, speca, tranguj,
patëllxhanë e lakra), që vihen në ujë me kripë ose në uthull për t’i regjur e
marrin një shije të veçantë. Turshi e përzier.