FJALORI I KUZHINES INDEKSI

FJALORI I KUZHINES

GERMA D

DËRRMASH
1. Djathë i njomë që hahet me dorë, copa-copa, pa e prerë me thikë. Dërrmash stani.
2. Djathë i butë, i thërrmuar e i përzier me bukë a me miell misri dhe me
gjalpë, që piqet në furrë a zihet në kusi të mbyllur e hahet i ngrohtë.

DJATHANIK
Byrek me djathë.

DOLLMA
1. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë, me oriz, me erëza etj., që
mbështillen me fletë lakre, me fletë hardhie etj. dhe zihen me pak ujë; japrak.
2. Gjellë që bëhet me të brendshmet e bagëtive dhe me copa kulaçi a
buke, kapama.

DREDHUR
Dredhanik.

 

Comments
All comments.
Comments