FJALORI I KUZHINES INDEKSI

FJALORI I KUZHINES

GERMA Q

QEBAP
1. Mish i ndarë në copa të vogla dhe i pjekur në një hell të vogël e të hollë;
mish i grirë me qepë, me pak oriz e me erëza, që skuqet e pastaj mbështillet me
rizë dhjami dhe piqet në furrë.
2. Qofte me mish të grirë, të ngjeshur në trajtë të zgjatur, që piqet drejtpërdrejt
mbi zjarr.

QESHQEK
Grurë i rrahur, i zier zakonisht me copa të vogla mishi dhe i përvëluar me gjalpë.
Qeshqek me gjalpë. Grurë qeshqeku.

QOFTE
Mish i grirë, i përzier me qepë, me vezë e me erëza dhe i ngjeshur si petull a
si shkop i shkurtër, që piqet a skuqet; patate, patëllxhanë ose karota të ziera, të
grira, të përziera me vezë, djathë e erëza e të ngjeshura si petull, që skuqen me
vaj. Qofte të skarës. Qofte të furrës. Qofte me mish viçi. Qofte me patate (me
patëllxhanë). Qofte me qull (me kos). Mish për qofte.

QOFTERE
Lloj qofteje e madhe, e gjerë dhe pak si e hollë.

QULLAC
Qullash

QULLANIK
1. Bukë e hollë që bëhet me miell misri të përvëluar me ujë të nxehtë ose të
trazuar me ujë të ftohtë.
2. Lakror me miell misri, që përvëlohet me ujë të nxehtë e përzihet me djathë a me gjizë dhe me vaj.

QULLASH
Lakror me petë të trasha, me presh ose me lakra dhe me oriz e vezë.

FJALORI I KUZHINES

Comments
All comments.
Comments