FJALORI I KUZHINES
GERMA GJ
GJALPANIK
1. Lloj byreku, që bëhet zakonisht me dy petë, të cilat tëhollen duke u palosur e
duke u lyer me gjalpë disa herë.
2. Gatesë me miell misri të zier me shumë gjalpë.
GJETHANIK
Lakror që bëhet me gjethe preshi, qepësh të njoma etj.
GJIZANIK
Byrek me gjizë; gatesë që bëhet në sini, ku shtrohet mbi disa petë si të byrekut
një sasi e madhe gjize e rrahur me qumësht e me vezë, e cila piqet në furrë pa
petë përsipër.
GJIZËTORE
Tavë me miell misri, me gjizë e me qepë.
GJOKS
Copë mishi nga kjo pjesë e trupit të kafshëve. Gjoks qengji.
GJYBEKË
Ëmbëlsirë në trajtën e kuleçve të vegjël me një vrimë a qukë në mes, që bëhet
me miell, me qumësht, me vezë e me gjalpë të tretur dhe përvëlohet me sherbet.
GJYLAÇ
Ëmbëlsirë me petë shumë të holla, që bëhen me niseshte e me të bardha
vezësh, piqen më parë veç e veç, shtrohen në tepsi me arra ose bajame e me
gjalpë dhe përvëlohen me sherbet. Petë gjylaçi.
GJYSLEME
Ëmbëlsirë si bakllavaja, por me më pak petë. Gjysleme me arra.
GJYVEÇ
Mish me oriz etj. që zihet në një tavë të thellë prej balte. Gjyveç me oriz
(me kritharaqe). Gjyveç me patate (me patëllxhanë, me turli).