FJALORI I KUZHINES
GERMA RR
RRETHANIK
Ëmbëlsirë e gatuar me petë të dredhura si kukurec e me arra brenda, që piqen
në furrë e zbuten me sherbet; dredhanik.
RRUFKË
1. Vezë e zier pakëz, vezë surbull.
2. Petulla të bëra me miell, me qumësht e me vezë dhe të skuqura
me shumë vaj, që përvëlohen në sherbet.
GERMA S
SALCË
Mëlmesë e lëngshme ose e trashë si qull, e përgatitur nga lëngu i zier i
domateve ose me diçka tjetër, që i shtihet gjellës për t’i dhënë shije. Salcë e
bardhë (e kuqe). Salcë domatesh (specash). Salcë kosi kos i kulluar në nape.
SALSIÇE
Zorrë të holla të ndara në copa të shkurtra, të mbushura me mish të grirë e me
erëza, që hahen të skuqura ose të ziera.
SALLAM
Zorrë derri ose bagëtish, e mbushur me mish të grirë të gatuar në mënyra të
ndryshme, që hahet e gjallë ose e skuqur. Sallam i tymosur (i zier). Sallam i
skuqur. Sallam viçi (derri, lope). Sallam me të brendshme (me mëlçi). Sallam
me (pa) dhjamë.
SAMSA
Ëmbëlsirë e ngjashme me bakllavanë, por me më pak petë dhe që pritet në
thela si rombe; gjysleme.
SARMA.
Japrak.
SUXHUK
1. Zorrë bagëtish të imëta të mbushura me mish të grirë, me mëlçi të grira e me
erëza dhe të ndara në copa të vogla që hahen zakonisht të pjekura ose të
skuqura, kole. Suxhuk i tymosur.
2. Llokum në trajtë të rrumbullakët e i mbushur me arra.
SYTLIAÇ
Ëmbëlsirë që përgatitet duke zier oriz me qumësht e me sheqer, oriz me
qumësht.