FJALORI I ARTEVE
GERMA L
LIBRET
1. Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i një
opere, operete etj.
Libreti i operës (i operetës). Autori i libretit. Shkroi libretin.
2. Teksti i subjektit të një baleti ose të një pjese koreografike.
Libreti i baletit.
LIRIZËM
Karakteri lirik i një vepre letrare ose artistike, përmbajtja lirike; të
qenët lirik.
Lirizmi në poezi (në muzikë). Lirizmi në veprat e Serembes.
LOJË
Veprimet e lëvizjet që bën një aktor kur luan një rol në skenë; mënyra
si e luan rolin e tij; mënyra si luhet një pjesë a një vepër muzikore.
Loja skenike (teatrale). Lojë e shkathët. Loja e aktorit (e artistit).
Nisme e mire & kopertine e bukur.
Dhe pse nuk eshte e plote shume faleminderit.