FJALORI I ARTEVE
GERMA A
ABSTRAKSIONIST
Ai që krijon sipas parimeve të abstraksionizmit, pasues e zbatues i
abstraksionizmit.
ABSTRAKSIONIST
Që ka të bëjë me abstraksionizmin; që ndjek e zbaton
abstraksionizmin; që bëhet sipas kërkesave të abstraksionizmit. Arti
abstraksionist. Vepër (pikturë) abstraksioniste. Piktor (skulptor)
abstraksionist.
ABSTRAKSIONIZËM
Rrymë krejt formaliste e subjektiviste në artin e sotëm dekadent
borgjez e revizionist, që nuk i paraqit me vërtetësi qeniet e sendet
e botës objektive, por që përpiqet të ngjallë gjoja vetëm idenë për
to nëpërmjet vijash, njollash e trajtash të ngatë rruara që shkatë
rrojnë çdo forme reale. Arti i abstraksionizmit. Pasuesit e
abstraksionizmit.
AFRESK
Pikturë që bëhet me bojëra uji mbi suva të njomë; mënyra e punimit
të këtyre pikturave. Afreske mesjetare. Mur me afreske. Ngjyrat e
afreskut.
AKADEMIZËM
Rrymë në artet figurative, që ndjek rregulla e modele të
ngurta klasike dhe që i kundërvihet drejtimit realist.
AKSESOR
Hollësi plotësuese në një vepër arti; sendet e vogla, që
plotësojnë mjedisin e ngjarjes në një shfaqje teatrale. Aksesorët
dhe kostumet e teatrit.
AKUAREL
1. Bojë uji për të pikturuar; mënyra e pikturimit me këtë bojë.
Vizatoj me akuarel.
2. Pikturë e bërë në letër të posaçme me bojëra të tretura në ujë;
përmb. tërësia e pikturave të tilla në një galeri artesh, në një
ekspozitë etj. Akuarelet e një piktori.
AKUARELIST
Ai që pikturon me bojëra uji, piktor akuareli.
ALBUM
Një varg melodish, vjershash etj. të krijuara nga një autor
ose nga autorë të ndryshëm rreth temave të afërta. Album
melodish (vjershash).
ARKITEKTONIKË
Mënyra e ndërtimit të një vepre letrare a muzikore, në të
cilën elementet përbërëse janë në përpjesëtime të drejta dhe të
lidhura mirë ndërmjet tyre. Arkitektonika e veprës (e pjesës).
ART
1. Formë e pasqyrimit të botës nëpërmjet riprodhimit të realitetit në
mënyrë krijuese me anë figurash artistike; veprimtaria krijuese
artistike. Arti popullor (kombëtar). Arti socialist (revolucionar). Arti
përparimtar. Vepër arti.
2. Degë ose lloj i veprimtarisë krijuese artistike.
3. Arti dramatik (skenik, teatral).
4. Artet e bukura emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën
dhe arkitekturën.
5. Artet figurative emërtim i përbashkët për pikturën, grafikën dhe skulpturën.
6. Artet e zbatuara (e aplikuara) lloje të veçanta arti që krijojnë sende të
përdorimit të përditshëm, orendi etj. të cilat njëkohësisht kanë edhe
vlera artistike.
7. Shtatë artet e lira. libr. aritmetika, gjeometria, muzika, astronomia,
gramatika, dialektika dhe ritmika (sipas terminologjisë së romakëve të vjetër).
8. Tërësia e prodhimit të një periudhe ose të një vendi në fushën e
veprimtarisë krijuese artistike, si pjesë e një kulture të caktuar. Arti
shqiptar. Arti egjiptian (grek, romak). Arti mesjetar. Galeria e arteve.
ARTISTIK
Që ka të bëjë me artin, i artit; që riprodhon jetën në art, që
krijohet sipas kërkesave të artit. Letërsi artistike. Film artistik.
Vepër artistike. Krijimtaria artistike. Pasqyrim artistik. Formë
artistike. Figurë artistike. Mjeshtëri artistike. Niveli artistik.
ARTISTIKISHT
Në mënyrë artistike, me art.
Nisme e mire & kopertine e bukur.
Dhe pse nuk eshte e plote shume faleminderit.