FJALORI I ARTEVE
GERMA B
BALET
1. Arti i valleve me figura, që luhen në skenë nga disa veta. Baleti
shqiptar. Balet kombëtar. Balet klasik. Balet në akull. Teatri i
Operës dhe i Baletit. Shfaqje baleti. Trupa e baletit. Shkollë baleti.
2. Pjesë teatrale me valle e me lëvizje të figurshme, e cila
shoqërohet me muzikë; muzika që shoqëron këtë pjesë.
BALETMAESTËR
Drejtues artistik i baletit, mjeshtër baleti.
BARITOR
Që i këndon jetës së barinjve, që pasqyron jetën e barinjve;
që e paraqit të zbukuruar jetën e barinjve në gji të natyrës. Poezi
(këngë) baritore. Melodi baritore.
BAROK
Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII, që
shquhej nga një larmi e tepruar imtësish zbukurimi, kryesisht vijash
të përkulura.
BASORELIEV
Figurë e punuar si skulpturë ose e gdhendur mbi një sipërfaqe të
rrafshët. Gdhend një basoreliev. Zbukuroj me basoreliev.
BUST
Skulpturë, që paraqet pjesën e sipërme të trupit të njeriut që nga mesi
e lart ose kokën dhe një pjesë të kraharorit. Bust i vogël. Bust mermeri.
GERMA D
DRITËHIJE
Kontrasti me dritë dhe me hije që jepet në një pikturë; dhënia e diçkaje
me dritë e me hije në një pikturë. Dritëhije e ëmbël. E jep (e pasqyron)
me dritëhije.
Nisme e mire & kopertine e bukur.
Dhe pse nuk eshte e plote shume faleminderit.