FJALORI I ARTEVE
GERMA F
FIGURATIV
Që paraqit a pasqyron me figura (me fotografi, me grafikë etj.),
në mënyrë të gjallë e konkrete diçka nga realiteti; që bëhet me anë
të figurave; që mbështetet a bazohet në figura. Artet figurative
FIGURË
1. Pamja e dikujt a e diçkaje, dukja; tërësia e tipareve fizike të
jashtme të dikujt a të diçkaje.
2. Realizim artistik, që mishëron veçori tipike të jetës
shoqërore, të njohura e të pasqyruara më parë në ndërgjegjen e
artistit a të shkrimtarit dhe që arrihet me anën e një sistemi mjetesh
lëndore, gjuhësore e ndërtimore.
FORMALIST
Që mbështetet në formalizëm; që krijon sipas rrymës
dekadente borgjeze të formalizmit, që përkrah a ndjek formalizmin.
Shkollë formaliste. Art formalist. Letërsi formaliste. Piktor
formalist. Estetët formalistë.
FORMALIZËM
1. Vlerësimi e trajtimi i diçkaje duke i dhënë rëndësi vetëm formës a
duke e mbivlerësuar këtë pa marrë parasysh përmbajtjen ose duke
e mbivlerësuar këtë; trajtimi i një çështjeje duke u mbështetur
vetëm tek ana e jashtme pa hyrë në thelbin e saj. Formalizëm
burokratik. Shfaqje formalizmi.
2. Drejtim idealist në filozofi, në logjikë, në teorinë e artit e në
shkenca të tjera, që i jep rëndësi vetëm formës, duke e parë këtë si
diçka në vetvete, të shkëputur nga përmbajtja e saj, ideore e nga
realiteti objektiv ose e mohon fare përmbajtjen dhe që zhvillimin
historik të botës e të shoqërisë e sheh si diçka abstrakte, sipas
disa formulave e skemave të gatshme.
3. Rrymë dekadente në artin e në letërsinë duke u nisur nga baza filozofike
idealiste e nga subjektivizmi, e sheh artin si sferë «të ndërgjegjes së kulluar»
të shkëputur e të pavarur nga jeta dhe i kundërvihet realizmit, i jep rëndësi
vetëm formës si qëllim në vetvete, e shkëput këtë nga përmbajtja, mohon
përmbajtjen ideore dhe rolin njohës e edukues të artit e të letërsisë.
Formalizmi i shekullit XIX (XX).
FORMË
1. Tërësia e vijave dhe e tipareve të jashtme të dikujt a të diçkaje,
ana e dukshme, trajta, figura; pamja e jashtme e diçkaje
pavarësisht nga lënda me të cilën është bërë
2. Mënyra se si ndërtohet e organizohet një vepër letrare
e artistike; tërësia e mjeteve shprehëse e figurative, që
përcaktohen nga brendia, nga tema, nga problematika dhe nga
ideja e një vepre letrare e artistike dhe shërbejnë për t’i mishëruar
ato në figura të gjalla artistike. Forma artistike. Format e vogla
vepra a krijime jo të mëdha nga vëllimi dhe jo të vështira nga
kompozicioni. Formë e lart ë(e përsosur). Forma dhe përmbajtja.
Elementet e formës.
FRESKË
Afresk
FUTURIST
Ai që mbështetet në parimet e futurizmit; përkrahës e ndjekës i
futurizmit.
FUTURIZËM
Drejtim tejet formalist e dekadent i fillimit të shekullit XX në letërsinë
e në artin e disa vendeve borgjeze të Evropës, i cili mohoi letërsinë
realiste e artin realist të së kaluarës e të kohës së vet, si edhe çdo
trashëgim, kulturor, u ngrit kundër përmbajtjes ideore të krijimtarisë
artistike e kundër brendisë kuptimore të fjalës, e trajtoi njeriun
thjesht si një mekanizëm e i këndoi së shëmtuarës, duke u
përpjekur të krijonte gjoja një «stil» të ri, të ashtuquajturin «artin e
së ardhmes».
Nisme e mire & kopertine e bukur.
Dhe pse nuk eshte e plote shume faleminderit.