FJALORI I ARTEVE
GERMA E
EKLEKTIZËM
Metodë metafizike që bashkon a përzien në mënyrë mekanike e
joparimore pikëpamje, teza e ide, shpesh herë të kundërta, të
huazuara nga sisteme, rryma a shkolla të ndryshme filozofike,
politike, artistike etj.
EKSPRESIONIST
Që krijon sipas ekspresionizmit; që mbështetet në ekspresionizëm.
Art ekspresionist. Letërsi ekspresioniste. Shkrimtar ekspresionist.
Pikturë (muzikë) ekspresioniste.
EKSPRESIONIZËM
Drejtim dekadent e formalist në letërsinë e në artin borgjez të
shekullit XX, sipas të cilit qëllimi kryesor i artit dhe i letërsisë duhet
të jetë shprehja e botës së brendshme subjektive të krijuesit.
ESTET
1. Ai që merret me studime në fushën e estetikës, teoricien i
estetikës.
2. Ai që dallon dhe vlerëson mbi gjithçka të bukurën, format e
përkryera në art e në jetë; ai që vlerëson vetëm anën a formën e
jashtme të një vepre artistike ose që është i dhënë tepër, jashtë
mase pas saj dhe nënvlerëson përmbajtjen e anën ideologjike të
saj; formalist në fushën e estetikës.
ESTETIK
1. Që ka të bëjë me estetikën, që i përket estetikës, i
estetikës. Teori (pikëpamje) estetike. Kategori estetike. Mendim
(gjykim) estetik. Kërkesa estetike.
2. Që lidhet me ndjenjën e së bukurës; që i përket së bukurës; që
lind a që ngjallet nga e bukura në art e në jetë; plot me shije,
artistik, i bukur. Edukatë estetike. Ndjenja estetike. Shije estetike.
Kënaqësi estetike. Vlerë estetike. Paraqitje estetike.
Në mënyrë estetike.
Nisme e mire & kopertine e bukur.
Dhe pse nuk eshte e plote shume faleminderit.