FJALORI I ARTEVE
GERMA P
PAPARTISHËM
Që nuk ka partishmëri ose është në kundërshtim me partishmërinë.
Nuk ka art të papartishëm. E heqin veten si shkrimtarë të
papartishëm.
PARTISHËM
Që shpreh dhe mbron parimet e interesat e një partie të caktuar,
që përshkohet nga fryma e një partie në qëndrimet e në zgjidhjen e
çështjeve botëkuptimore, politike e shkencore.
Art i partishëm. Letërsi (kulturë, shkencë) e partishme. Vepër e
partishme. Shkrimtar i partishëm. Njerëz të partishëm. Qëndrim i partishëm.
PARTISHMËRI
Qëndrim i caktuar ideologjik, që shpreh dhe mbron interesat e
një partie, fryma e një partie në trajtimin e çështjeve botëkuptimore,
politike e shkencore.
PASTEL
Laps i butë me ngjyra për të pikturuar, që përgatitet me bojë të
përzier me një pluhur dhe një lloj rrëshire; vizatim a pikturë me këtë
laps. Vizatim (pikturë, punim) me pastel. Ngjyra pasteli.
PEIZAZH
1. Pamje e natyrës a e një vendi që rroket nga syri, pamja e
natyrës që na del para sysh. Peizazh i bukur (i mahnitshëm, i
zymtë). Peizazh shqiptar. Peizazh pranveror (dimëror). Peizazh
vjeshte. Sodit peizazhin.
2. Vizatim a pikturë që paraqet një pamje nga natyra ose
pamjen e një vendi a mjedisi. Peizazh i bukur. Peizazh industrial.
3. Përshkrimi i natyrës në një vepër letrare. Mjeshtër peizazhi.
PLASTIK
Që ka të bëjë me skulpturën; i plastikës. Arti plastik. Punime plastike.
PLASTIKË
1. Mjeshtëria e krijimit të veprave artistike me ngjizje; skulptura.
Plastika shqiptare. Plastikë antike.
2. Mjeshtëria e lëvizjeve të bukura, ritmike e të gjalla të
trupit. Plastika koreografike. Plastikë popullore.
PRAGMATIST
Që mohon të vërtetën objektive, që pranon si kriter të së vërtetës
vetëm atë që është e dobishme për borgjezët e që u sjell këtyre
përfitim; që i përket pragmatizmit, i pragmatizmit; që mbështetet në
pragmatizëm; prej pragmatisti. Filozofi pragmatiste. Pedagogji
pragmatiste. Art pragmatist. Qëndrim pragmatist.
PREMIERË
Shfaqja e parë e një pjese teatrale, e një filmi, e një baleti, e një
estrade etj.; shfaqje që jepet për herë të parë. Premiera e një
drame (e një opere, e një baleti). Premiera e parë e vitit.
Përgatitën (dhanë) një premierë. U shfaq (u dha) premiera.
Nisme e mire & kopertine e bukur.
Dhe pse nuk eshte e plote shume faleminderit.