Fjalori i Historise – Fjalor Historik

Fjalor Historik

QARKKOMANDANT
XHANDAR

Komandanti i xhandarmërisë në një prefekturë.

QARKKOMANDË

Komanda e njësive të xhandarmërisë të një prefekture; ndërtesa ku ishte vendosur kjo komandë.

QARKOR

Komiteti qarkor i Partisë Komuniste të Shqipërisë ose i Rinisë Komuniste të Shqipërisë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe në vitet e para pas Çlirimit.

QENDROR

Organi udhëheqës partiak.

QINDËS

Komandant i një njësie ushtarake prej rreth njëqind vetësh. Urdhri i qindësit.

QINDËSHE

Njësi ushtarake prej njëqind vetësh ose më shumë, që vepronte me një rreshtim të caktuar. Qindëshet e zeza banda të armatosura vrasësish, të organizuara në Rusi nga policia cariste dhe nga partitë monarkiste për të goditur forcat revolucionare; reaksionarët me të tërbuar. Qindëshet romake centuriet. Qindëshet kozake (turke). Qindëshja e rojës. Komandanti i qindëshes.

QYTET-SHTET

1.Qytet së bashku me krahinën përreth në periudhën e skllavopronarisë (kryesisht në Greqinë e lashtë), i cili kishte një formë të veçantë organizimi politik e shoqëror, që u siguronte qytetarëve të lirë kushtet për të shtypur e shfrytëzuar skllevërit. Qytet-shtet skllavopronar.

2. Skllavi i tokës, bujkrob. Robërit e tokës. Bujq robër.
3. Ai që zihet i gjallë në luftë nga kundërshtari. Rob

Fjalor Historik

Comments
All comments.
Comments

  1. marigona

    i like to do

    1. rifadije

      Qka dmth fjala historik

      1. Hono Lulu

        Si emër,
        historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
        i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.

        Si mbiemër:
        1. historik është diçka që i takon historisë,
        2. është diçka që është e vërtetë,
        3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend