Fjalori i Historise – Fjalor Historik

Fjalor Historik

GALERË GALERË

Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema, që viheshin në lëvizje zakonisht nga të dënuarit me punë të rënda. Galerë romake (bizantine). Galerë piratësh. Flota e galerave.

GARDHIM

Grabitja e tokave dhe e pronave të fshatarëve anglezë nga fisnikët dhe rrethimi i tyre me gardh në periudhën e grumbullimit fillestar të kapitalit. Gardhimet e rrënuan fshatarësinë angleze.

GLADIATOR

Skllav ose rob lufte me trup të fuqishëm, që në Romën e vjetër e mbanin dhe e stërvitnin posaçërisht për ta vënë të përleshej për vdekje me skllevër a me robër të tjerë ose me kafshë të egra në arenën e cirkut. Shpatë gladiatori. Ndeshjet e gladiatorëve. Kryengritjet e gladiatorëve.

GOTË

Fis i vjetër gjerman. Gotët e Lindjes (e Perëndimit).

GOTISHTE

Gjuhë e grupit gjermanik, që flitej nga gotët, gjuha e gotëve.

GRADISHTË

Qytezë; rrënojat e një qyteze.

GREKOMAN

Ai që nën ndikimin e shkollës e të kishës greke kishte humbur ndjenjat atdhetare dhe përkrahte politikën e propagandën shoviniste greke (sidomos në shek. XIX).

GUR

Koha (periudha, epoka) e gurit hist. periudha e hershme e shoqërisë njerëzore, kur njerëzit përdornin vegla prej guri.

GURËHEDHËS

Armë e vjetër për të hedhur larg gurë të mëdhenj.

GJINI

Grup njerëzish me lidhje gjaku e me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët, që ishte njësia ekonomike e shoqërore bazë në komunitetin primitiv. Gjini amtare. Gjini atërore. Lidhjet e gjinisë. Anëtarët e gjinisë. Emri i gjinisë. Plaku i gjinisë.

GJINOR

Që ka të bëjë me gjininë, i gjinisë; që lidhet me periudhën kur njësia bazë e shoqërisë ishte gjinia. Rendi gjinor. Bashkësia gjinore. Shoqëria gjinore. Lidhje (marrëdhënie) gjinore. E drejta gjinore.

GJOKSORE

Parzmore.

GJUNJËSE

Pjesë e pajimit të luftëtarëve në kohët e vjetra, që mbronte gjurin nga goditjet me armë të ftohta.

GJYSMATAR

1. Secili nga të dy bujqit e varfër, që vinin në zgjedhë nga një ka për të punuar me radhë arat e veta; sembër.

2. Fshatar pa tokë, që ishte i detyruar të punonte tokën ose të ruante e të kulloste bagëtinë e një pronari dhe t’i jepte atij gjysmën e prodhimit.

GJYSMATARI

Formë për shfrytëzimin e fshatarëve pa tokë, që ishin të detyruar t’i jepnin gjysmën e prodhimit pronarit, nga i cili merrnin tokën ose bagëtinë me qira. Sistemi i gjysmatarisë.

Fjalor Historik

Comments
All comments.
Comments

  1. marigona

    i like to do

    1. rifadije

      Qka dmth fjala historik

      1. Hono Lulu

        Si emër,
        historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
        i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.

        Si mbiemër:
        1. historik është diçka që i takon historisë,
        2. është diçka që është e vërtetë,
        3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend