Fjalori i Historise – Fjalor Historik

Fjalor Historik
aga

AGA

1. Pronar tokash më i vogël se beu, në sistemin ekonomik çifligar në Shqipëri

2. Titull për oficerë në ushtrinë e vjetër turke; ai që mbante këtë titull. Agai i jeniçerëve.

3. titull nderimi që i jepej një pronari ose një njeriu të pasur; përdorej edhe pas emrit të një njeriu në shenjë nderimi për të.

AJAR

Kosh i madh, që përdorej për të matur drithin; masë drithërash.

AKINXHI

Kalorës ose këmbësor i trupave sulmuese e ndëshkimore në Perandorinë Osmane, që mbaheshin në kufi me vendet e tjera dhe që sulmonin të parët për të vrarë, për të djegur e për të plaçkitur. Ushtria e akinxhinjve. Komandanti i akinxhinjve.

AKREPTAR

Ushtar që luftonte me një armë prej metali në formë grepi, në kohën e lashtë e në mesjetë.

AKTLIRIM

Dokument që vërtetonte lirimin e një skllavi ose të një bujkrobi, akt lirimi.

ALBANË

Një nga fiset kryesore ilire, që banonte në Shqipërinë e Mesme. Fisi i albanëve.

ALEBARDË

Armë e vjetër, shtizë e gjatë me majë si heshtë dhe me një sëpatë të vogël në krye. Ushtarë me alebarda.

ALLAJBE

Komandant i spahinjve të një krahine; komandant i xhandarmërisë në një vilajet (në kohën e fundit të sundimit osman në Shqipëri).

ANADOLLAK

Që ka të bëjë me Azinë e Vogël në periudhën e feudalizmit ushtarak osman; osman, turk. Pushtuesit anadollakë.

ANALE

Vepër ku shënoheshin vit për vit ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Shkruante analet.

ANDART

1. Pjesëmarrës në çetat e komitëve grekë, që ishin në shërbim të ushtrisë dhe të qeverisë greke.

ANGARI

Punë e detyruar pa shpërblim, që bënte fshatari për beun ose për shtetin me krahë dhe me mjetet e kafshët e veta të punës; punë e detyruar pa shpërblim. Angaritë për shtetin. Pesë ditë angari. Bënin angari.

ANTIZOGIST

Që luftonte kundër regjimit antipopullor të Ahmet Zogut, që drejtohej kundër regjimit zogist. Lëvizje (demonstratë) antizogiste. Grup antizogist.

APOTEOZË

1. Rit në Greqinë dhe në Romën e vjetër, me të cilin nderonin si perëndi një hero, një perandor etj.

2. Lavdërimi i një njeriu, i një ngjarjeje etj. në mënyrë të ngritur e madhështore. Apoteozë poetike (optimiste).

ARADHE

Repart partizan më i madh se batalioni gjatë Luftës Nacionalçlirimtare; njësi e madhe ushtarake. Aradhe partizane. Komandant i aradhes.

ARBËR

Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë; arbëresh, shqiptar. Lufta e arbrit. Pushka e arbrit. Krerët e arbrit.

ARBËR

Që u përket shqiptarëve të mesjetës, i arbërve; shqiptar, arbëror. Fjalë arbëre. Toka arbëre.

ARDIAN

Pjesëtar i njërit nga fiset kryesore ilire, që banonte në trojet midis Liqenit të Shkodrës dhe Dalmacisë. Shteti i ardianëve.

ARGATËRI

1. Tërësia e argatëve, argatët; shtresa e argatëve.

2. Puna e argatit, punë me mëditje në bujqësi; të qenët argat, gjendja e argatit.

ARGATI

Argatëri

ARIAN

1. Emër i përbashkët për popujt e lashtë, që flisnin në gjuhët indoevropiane.

2. Emërtim pa asnjë bazë shkencore, që disa teoricienë racistë e përdorin për një të ashtuquajtur tip të pastër e me të lartë të racës së bardhë.

ARISTOKRACI

1. Shtresa me e lartë e feudalëve, shtresa e fisnikëve të një vendi; pjesa më e privilegjuar e klasës sunduese në shoqërinë shfrytëzuese. Aristokracia e lartë. Aristokracia feudale. Aristokracia fisnore.

2. Formë qeverisjeje, në të cilën pushtetin e ka një grup i vogël fisnikësh me tituj të trashëgueshëm.

ARKEBUZ

Pushkë e vjetër me fitil, që mbushej nga gryka.

ARKOND

1. Titull i lartë i magjistratëve, që qeverisnin qytetet-shtete në Greqinë e lashtë.

2. Titull në hierarkinë feudale, që e mbante një pronar i pasur nga paria e vendit. Arkondët feudale. Sillet si arkond sillet rëndë e me mospërfillje ndaj të tjerëve, mbahet me të madh.

ARKONDESHË

E shoqja e arkondit.

ARKONDI

Krahinë që sundohej dhe qeverisej nga një arkond; pronat, zotërimet e arkondit.

ARMATURË

Pajisja luftarake e një ushtari në kohët e vjetra e në mesjetë. Armaturë e lehtë (e rëndë). Armatura e luftëtarit. Heq (vë) armaturën.

ARMËMBAJTËS

Ai që shoqëronte një kalorës dhe që mbante armët në kohën e mesjetës, shqytar.

ARMOR

Veshje mbrojtëse prej metali, që e përdorin luftëtarët në kohët e vjetra dhe në mesjetë. Armor i çeliktë.

ARQIOMARKSIST

Anëtar i një organizate antimarksiste, të krijuar në Greqi me 1920, që shtrembëronte marksizëm-leninizmin e luftonte lëvizjen komuniste dhe që gjatë Luftës së Dytë Botërore bashkëpunoi me fashistët.

AS

Monedhë e vogël romake prej bakri.

ASQERIE

Taksë që paguhej në kohën e pushtimit osman për të zëvendësuar shërbimin ushtarak. Paguanin asqerien. Mblidhnin asqerien.

ASHAR

E dhjeta që paguhej si taksë. Paguanin (jepnin) asharin. Mblidhte asharin.

ATINTAN

Pjesëtar i njërit nga fiset kryesore ilire, që banonte midis Vjosës dhe Osumit.

Fjalor Historik

Comments
All comments.
Comments

  1. marigona

    i like to do

    1. rifadije

      Qka dmth fjala historik

      1. Hono Lulu

        Si emër,
        historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
        i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.

        Si mbiemër:
        1. historik është diçka që i takon historisë,
        2. është diçka që është e vërtetë,
        3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend