Fjalori i Historise – Fjalor Historik

Fjalor Historik

SANXHAK sanxhak

Njësi administrative në kohën e Perandorisë Osmane, me shtrirje tokësore të ndryshme sipas periudhave historike dhe me një sanxhakbej a me një mytesarif në krye. Sanxhaku i Dibrës (i Beratit).

SANXHAKBEJ

Komandant ushtarak dhe qeveritar i një sanxhaku.

SATRAPLAK

Stërplak.

SEKSION

Degë ose ndarje e veçantë e një institucioni shtetëror, e një organizate shoqërore etj., që kryen detyra të caktuara; zyrat e kësaj dege. Seksioni politik. organ i divizionit (më parë i brigadave) në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, që drejtonte e zhvillonte punën politike dhe edukuese.

SENAT

1. Organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Romën e lashtë të skllavopronarëve; kuvend i lartë shtetëror në disa republika të kohës së lashtë ose të mesjetës. Senati i Romës. Senati i Spartës. Senati i Venedikut (i Raguzës).

2. Dhoma e lartë e parlamentit ose e kongresit në disa

shtete me dy kuvende ligjvënëse, e përbërë nga përfaqësues të zgjedhur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe kryesisht sipas krahinave. Ndërtesa e senatit.

3. Organ i lartë qeveritar në Rusi para revolucionit, që bënte punën e gjyqit të lartë dhe mbikëqyrte veprimtarinë e organeve të tjera qeveritare.

SEPARATIZËM

Përpjekje për t’u shkëputur nga një tërësi a bashkësi e organizuar politike, ekonomike etj.; rrymë dhe lëvizje e një grupi popullsie me tipare kombëtare të veçanta për t`u shkëputur dhe për të fituar vetëqeverisjen ose pavarësinë nga një shtet ose nga një federatë ku bën pjesë. Separatizëm feudal. përpjekjet e feudalëve për të mos iu nënshtruar pushtetit qendror të mbretit.

SERASQER

Kryekomandant në ushtrinë turke. Serasqeri i Rumelisë (i Moresë). Serasqeri i taborëve ndëshkimorë.

SERDAR

Komandant i një reparti të madh në ushtrinë turke në kohën e Perandorisë Osmane. Serdari i jeniçerëve. Serdarët e taborëve.

SKIT

Pjesëtar i fiseve shtegtare, që banonin në brigjet veriore të Detit të Zi rreth shekullit të 7-të para erës së re e deri në shekullin e 3-të të erës së re. Fiset e skitëve. Gjuha (zakonet) e skitëve.

SKLLAV

Njeri pa asnjë mjet prodhimi dhe pa asnjë të drejtë, që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili mund ta shiste e ta blinte dhe mund të bënte ç’të donte me jetën e tij (në shoqërinë skllavopronare).

SKLLAVËRI

1. Gjendja e atij që është skllav; të qenët skllav. U çlirua nga skllavëria.

2. Rendi shoqëror që mbështetej në pronën e skllevërve, skllavopronaria.

SKLLAVOPRONAR

Përfaqësuesi i klasës sunduese në sistemin shoqëror që mbështetej në shfrytëzimin e punës së skllevërve; ai që zotëronte skllevër, pronar skllevërish.

SOFIST

Emërtim i një grupi dijetarësh në Greqinë e lashtë, mësues të filozofisë e të gojëtarisë, që dalloheshin për arsyetimet e holla, të mbështetura në logjikën formale, por që më pas braktisën çdo parim dhe përpiqeshin me mënyra të rreme të mbronin ose të rrëzonin njësoj si të vërtetën e të drejtën, ashtu edhe të shtrembrën. Sofistët grekë të shekujve IV-V para erës së re.

SOVJET

Këshilli i të dërguarve të punëtorëve, të fshatarëve dhe të ushtarëve në Rusi gjatë dhe pas Revolucionit të Shkurtit 1917; organ i zgjedhur i pushtetit shtetëror në Bashkimin Sovjetik.

SPAHI

Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh.

SPAHILLËK

1. Shërbimi spahiut dhe të drejtat e tij; sistemi i sundimit të spahinjve. E drejta e spahillëkut. Heqja e sistemit të spahillëkut.

2. Të ardhurat që nxirrte spahiu duke u marrë të dhjetën fshatarëve; e dhjeta dhe taksa të tjera që u merreshin me detyrim fshatarëve nga bejlerët. U kërkonin spahillëkun. Bejlerëve iu prenë spahillëqet.

3. Prona e tokës (timari), mbi të cilin ushtronte të drejtat e tij një spahi. Të ardhurat nga një spahillëk.

SPARTAN

Banor i lirë i qytetit-shtet skllavopronar të Spartës në Greqinë e lashtë, qytetarët e të cilit stërviteshin me disiplinë të rreptë për të duruar kushte të vështira jetese. Luftërat e spartanëve kundër athinasve. Jetë spartani. Qëndruan si spartanë.

STËRPLAK

Plak i dytë që thirrej nga pleqtë e caktuar prej kanunit të malësive për t’i ndihmuar ata që të hetonin e të zgjidhnin një çështje sipas së drejtës zakonore.

STRATEG

1. Ushtarak specialist në fushën e strategjisë; komandant që drejton veprime të gjera luftarake të njësive të mëdha ushtarake. Strateg ushtarak. Strateg i shquar.

2. Komandant epror me fuqi ushtarake dhe civile (në Greqinë e lashtë dhe në Perandorinë Bizantine).

STREHORE

Mbulesë e gjerë prej thuprash, që e mbanin përpara luftëtarët në kohët e vjetra për t’u mbrojtur nga shigjetat dhe nga gurët në betejë.

SUNDIMTAR

Zyrtar i lartë, i plotfuqishëm, që përfaqësonte pushtetin qendror në një krahinë; ai që kishte fuqinë në dorë në një krahinë.

Fjalor Historik

Comments
All comments.
Comments

  1. marigona

    i like to do

    1. rifadije

      Qka dmth fjala historik

      1. Hono Lulu

        Si emër,
        historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
        i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.

        Si mbiemër:
        1. historik është diçka që i takon historisë,
        2. është diçka që është e vërtetë,
        3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend