Fjalori i Historise – Fjalor Historik

Fjalor Historik

RAJA raja

Nënshtetas jo mysliman në Perandorinë Osmane, që nuk kishte të drejta e shtypej egërsisht.

REND

Shtresë shoqërore në periudhën e feudalizmit, e cila kishte të drejta e detyra të trashëgueshme, që pasqyronin marrëdhëniet klasore dhe luftën e klasave |në këtë periudhë. Rendet e privilegjuara aristokracia dhe kleri. Rendet e shtypura (e ulëta). Rendi i tregtarëve. Ndarja e popullsisë në rende. Zhdukja e rendeve.

RILINDËS

1. Ideolog, veprimtar dhe luftëtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfaqësues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Rilindës i shquar. Rilindësit tanë. Shkrimet (veprat) e rilindësve. Gjuha e rilindësve. Dëshirat (përpjekjet, ëndrrat) e rilindësve. Në gjurmët e rilindësve.

2. Përfaqësues i Rilindjes evropiane.

RILINDJE

1. Epoka e lulëzimit të shkencave dhe të arteve në disa vende të Evropës në shekujt XV e XVI, që lidhej me lindjen e me zhvillimin e borgjezisë e të marrëdhënieve kapitaliste dhe që iu kundërvu ideologjisë e kulturës mesjetare, duke iu drejtuar si mbështetje kulturës dhe artit të lashtësisë. Rilindja evropiane. Letërsia (kultura) e Rilindjes. Poetët e Rilindjes. Arti i Rilindjes. Përfaqësuesit e Rilindjes. Epoka (lëvizja) e Rilindjes.

2. Lëvizje e gjerë politike, shoqërore e kulturore me karakter kombëtar, demokratik e revolucionar, që mori hov në Shqipëri që nga gjysma e parë e shekullit XIX e vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë dhe që luftoi me armë e me penë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, për krijimin e shtetit kombëtar të pavarur, për kapërcimin e mbeturinave të theksuara të rendit feudal e për përhapjen e zhvillimin e arsimit e të kulturës në gjuhën amtare. Rilindja Kombëtare Shqiptare. Epoka e Rilindjes. Ideolog (shkrimtar, poet, mendimtar) i Rilindjes. Letërsia e Rilindjes. Shtypi i Rilindjes.

ROB

1. Ai që nuk kishte fare mjete prodhimi, që nuk kishte asnjë të drejtë dhe që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili e detyronte të punonte në kushte shumë të rënda e mund ta shiste a ta vriste. Skllavopronarët dhe robërit. Kryengritjet e robërve. Tregtia (shitja, blerja, vrasja) e robërve. Shitej (blihej si rob).

2. Skllavi i tokës, bujkrob. Robërit e tokës. Bujq robër.

3. Ai që zihet i gjallë në luftë nga kundërshtari. Rob

ROBËRI

1. Gjendja e atij që ka humbur lirinë; të qenët nën zgjedhën e dikujt, skllavëri.

2. Bujkrobëri.

ROMAK

1. Qytetar i Romës së lashtë ose i Perandorisë së lashtë të Romës. Legjionet e romakëve.

2. Që lidhet me Perandorinë e lashtë të Romës ose me qytetarët e saj, që është karakteristik për Perandorinë e lashtë të Romës ose për qytetarët e saj, i Romës ose i romakëve të lashtësisë; që është krijuar nga romakët e lashtë. Perandoria Romake. Bota romake. Pushtimet romake. E drejta romake. Arti romak. Sundimi romak.

RRETHKOMANDANT

Komandant i xhandarmërisë në një nënprefekturë. Rrethkomandanti varej nga qarkkomandanti.

RRETHKOMANDË

Komanda e njësive të xhandarmërisë të një nënprefekture; ndërtesa ku ishte kjo komandë.

2. Rendi shoqëror që mbështetej në pronën e skllevërve, skllavopronaria.

 

Fjalor Historik

 

SHATËR shatër

Djalë nga një familje fisnike, që shërbente në oborrin e një princi a të një mbreti (në sistemin feudal); shërbëtor shtëpie.

SHIGJETAR

Ushtar këmbësor ose kalorës i armatosur me shigjeta e me hark, harkëtar.

SHPATAR

Luftëtar që luftonte me shpatë.

SHPATËMBAJTËS

Shërbëtori që i mbante shpatën një kalorësi në mesjetë.

SHPATULLORE

Pjesë e armorit që mbronte supin.

SHQYT

Pjesa kryesore e stemës së një familjeje feudale, të një qyteti etj., e përbërë nga një fushë me figura të ndryshme.

SHQYTAR

1. Trim i ri që shoqëronte kalorësin në mesjetë dhe i mbante shqytin e armët.

2. Titull i ulët fisnikërie.

SHTIZAR

Luftëtar i armatosur me shtizë, kalorës që luftonte me

shtizë, heshtar.

SHTIZË

Heshtë.

SHTIZËMBAJTËS

Shtizar, heshtar.

SHTIZOJ

Shpoj me shtizë, luftoj e vras me shtizë.

SHTIZOR

Shtizar, heshtar.

SHULK

Shkarth.

Fjalor Historik

Comments
All comments.
Comments

  1. marigona

    i like to do

    1. rifadije

      Qka dmth fjala historik

      1. Hono Lulu

        Si emër,
        historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
        i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.

        Si mbiemër:
        1. historik është diçka që i takon historisë,
        2. është diçka që është e vërtetë,
        3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend