Fjalor Historik
EFENDI
Titull nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman; zotëri.
EGËRSI
Periudha e parë e zhvillimit të shoqërisë primitive, pas së cilës vjen barbaria. Periudha e egërsisë.
ENKELEAS
Që lidhet me enkeleasit, që është karakteristik për enkeleasit, i enkeleasve; që është krijuar nga enkeleasit. Shteti enkeleas. Qytet enkeleas.
EPIROT
Pjesëtar i popullsisë ilire të Epirit, që shtrihej në jug të Vjosës deri në gjirin e Ambrakisë (sot gjiri i Prevezës), banor i Epirit ose ai që e kishte prejardhjen nga Epiri. Shteti i epirotëve.
EPIROTAS
Epirot.
EPISOD
Veprim i shkurtër a i pjesshëm që jepej në dramat e grekëve të vjetër ndërmjet koreve.
EPITROP
Kujdestar a administrator i esnafëve zejtarë të krishterë.
EPOKË
Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike, që dallohet nga disa tipare të veçanta zhvillimi; periudhë kohe që lidhet me një ngjarje të madhe a me një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e diçkaje. Epokë historike. Epoka e re (e sotme). Epoka jonë. Epoka e socializmit. Epoka e Skënderbeut. Epoka e Rilindjes. Epoka e zbulimeve të mëdha gjeografike. Epoka e gurit (e bronzit, e hekurit).
ESNAF
1. Shoqatë a lidhje e zejtarëve të pavarur në mesjetë, që bashkoheshin sipas profesionit; shoqatë a bashkim tregtarësh që tregtonin një lloj malli. Esnafet e zejtarëve (e endësve, e farkëtarëve). Esnafet e tregtarëve.
2. Zejtari a tregtari që bënte pjesë në një shoqatë a bashkim të tillë.
ETRUSK
Që ka të bëjë me etruskët, që u përket etruskëve, i etruskeve; që është krijuar nga etruskët. Kultura (gjuha) etruske. Shkrimi etrusk. Mbishkrimet etruske. Varre (monumente) etruske.
Fjalor Historik
i like to do
Qka dmth fjala historik
Si emër,
historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.
Si mbiemër:
1. historik është diçka që i takon historisë,
2. është diçka që është e vërtetë,
3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend