FJALORI I MJEKESISE
GERMA L
LARINGJIT
Pezmatim i laringut të njeriut.
LEBËR
1. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet në lëkurë me
puçrra e me leskra dhe që dalëngadalë kalb mishin dhe
e bën të bjerë copa-copa.
2. Sëmundje që dëmton gjinjtë e grave e të bagëtive dhe
që shkaktohet nga mpiksja e qumështit. Lebra e gjirit.
Lebra e bagëtive.
3. Rrebull; zgjebe. Lebra e foshnjave (e fëmijëve). I ka
rënë lebra në kokë.
LEBROSEM
1. Më zë lebra.
2. Zgjebosem.
LEBROSUR
1. Që e ka zënë lebra.
2. I zgjebosur.
LESHJE
Urdhje.
LEUKOPLAST
Rrip i hollë me lëndë ngjitëse nga një anë, që përdoret
për të mbajtur të shtrënguar garzën mbi një plagë të
vogël.
LEZ
Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një
organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba, iriq.
LËBARKE
Sëmundje ngjitëse e zorrës së trashë që shkakton të
hequr të barkut zakonisht me gjak e dhimbje të forta;
barku i keq, dizenteria. E ka zënë lëbarkja.
LËNGATË
1. Lëngata (sëmundja) e hënës, sëmundja e tokës, epilepsia.
2. Lëngata e thatë, tuberkulozi.
3. Lëngata e verdhë, verdhëza.
LI
Sëmundje e rëndë ngjitëse dhe e
rrezikshme, që shfaqet me ethe të forta e me disa puçrra
të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup, të cilat bëhen si
flluska të mbushura me qelb dhe lënë shenja të
dukshme pas shërimit; lia e vërtetë; shenja që u mbetet
në lëkurë atyre që kanë kaluar këtë sëmundje ose që u
mbetet në krah atyre që kanë bërë vaksinën kundër saj.
Lia e zezë lia që shfaqet me flluska në ngjyrë të errët,
sepse këto mbushen edhe me gjak. Lia e madhe forma
më e rëndë e lisë së vërtetë. Lia e bardhë (e mirë) lia e
dhenve. Lia e dhenve sëmundje ngjitëse, që u bie me
fort fëmijëve dhe që shfaqet me puçrra të vogla në fytyrë
e në trup, të cilat më vonë bëhen si flluska të mbushura
me lëng. Lia e dushkut (e pyllit) lia e dhenve. Lia e
dhive (e qenve, e lopëve). Shenja e lisë. I vrarë lie me
shenjat e lisë në fytyrë e në trup. E zuri (iu ngjit) lia. U
sëmur nga lia. E shkoi (e kaloi) linë. Shartoi (shënoi)
linë. Bëri vaksinën kundër lisë.
LIG
1. Barku i lig (i keq), dizenteria
LIKARDHË
Lia e dhenve, lia e bardhë. Puçrrat (flluskat, shenjat) e
likardhës. I ka dalë likardha.
LOKAL
Që bëhet vetëm në një pjesë të trupit, i
pjesshëm. Mpirje (anestezi) lokale. Mjekim lokal.
LULE
Lulja e mirë, plasja.
LULËBARDHË
Sëmundje e rëndë, që shfaqet me puçrra të vogla në
trup, të cilat ënjten e mbushen me qelb dhe japin
dhimbje të mëdha. Ka lulëbardhën. I ra lulëbardha.
LULËZ
1. Sëmundje e syrit që e vesh atë, e skuq ose i lë
një njollës të kuqe; pika e syrit.
2. Elbth, kath. I ka dalë lulëza në sy.
LYRDHËZ
Lyth, lez.
LYTH
1. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një
organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba, iriq. I
doli një lyth. Djeg (pres, shkul, heq) lythin.
2. Kallo që del në këmbë kur të vret këpuca. I ka
këmbët me lytha.
FJALORI I MJEKESISE
Shume fjalori i mire me pelqen
I veshtire per tu perdorur, nuk ben dot as search. S’e kuptoj si funksionon. Ka mundesi te shkarkohet ky si fjalor?
ke të drejtë prandaj e kemi më të sistemuar këtu te portali mjekësia
nuk është për shkarkim por është me indeks edhe ka materiale më shumë