FJALORI I MJEKESISE
GERMA Z
ZGAVËR
Gropëz në mushkëri e shkaktuar nga
tuberkulozi; gropëz në dhëmballë e shkaktuar nga një
sëmundje.
ZGJEBE
Sëmundje ngjitëse e lëkurës te kafshët dhe te njerëzit,
që shkaktohet nga një parazit dhe shfaqet zakonisht
midis gishtave, në bark, në kurriz, në kofshë etj. me
puçrra me ujë e me kore, të cilat kruhen shumë; kromë.
Zgjebja e qenit (e dhive). Këpusha e zgjebes. Dregëzat
e zgjebes. I ra (e zuri) zgjebja. Bar kundër zgjebes. Iu
ngjit si zgjebja.
ZGJONJË
Sëmundje që shfaqet me një puçërr të
qelbëzuar anës thonjve te njeriu a në mes të thundrave
te kafshët.
ZGJUATH
Thuath, lulëz.
ZJARRTH
Sëmundje e fëmijëve, nga e cila u vishet gjuha
e u mbushet me puçrra; puçrrat që dalin në gjuhë nga
kjo sëmundje. I ka dalë zjarrthi në gjuhë.
FJALORI I MJEKESISE
Shume fjalori i mire me pelqen
I veshtire per tu perdorur, nuk ben dot as search. S’e kuptoj si funksionon. Ka mundesi te shkarkohet ky si fjalor?
ke të drejtë prandaj e kemi më të sistemuar këtu te portali mjekësia
nuk është për shkarkim por është me indeks edhe ka materiale më shumë