FJALORI I MJEKESISE – FJALOR MJEKESOR

GERMA SH

SHARRË
Sharrëza; sëmundja e tokës.
SHARRËZ
SHARRËZ
Sëmundje shumë e rëndë, e cila shkaktohet nga një
bacil që hyn në organizëm nëpërmjet plagësh a
gërvishtjesh dhe shfaqet me tkurrje të të gjithë muskujve
të trupit e me të dredhura të forta; tetanos. E zuri
sharrëza. Vdiq nga sharrëza.

SHEQER
Sëmundja e sheqerit, sëmundje e shkaktuar nga tepria e
glukozës në gjak; diabet.

SHËRONJËS
Mjek.

SHËRUES
Që mund të shërojë një sëmundje a një plagë, që ka
veti mjekuese. Bar shërues. Bimë shëruese. Banja
shëruese. Fuqi (veti) shëruese. Veprim shërues.

SHIATIK
1. Nervi shiatik: nerv që del nga pjesa e përparme e
legenit dhe shkon përgjatë ashtit të këmbës.
2. Nervi shiatik, sëmundje që prek
këtë nerv e që shkakton një dhembje të hidhur. Vuan
nga shiatiku. E ka zënë shiatiku.

SHIRINGË
Vegël e posaçme, që përbëhet nga një gyp prej xhami
me një piston brenda dhe që përdoret për të shtënë në
trup bar të lëngshëm, për të marrë gjak etj. nëpërmjet
një gjilpëre.

SHPËRGËTI
Urdhje.

SHPIRRË
1. Astmë, gulçim, frymëz.
2. Sëmundje si rrufë, që u bie kafshëve e
shpendëve shtëpiakë në mushkëri dhe në rrugët e
frymëmarrjes.

SHUMËVALENT
Që vepron kundër shumë mikrobeve të
ndryshme të të njëjtit lloj. Serum shumëvalent. Vaksinë
shumëvalente. Antibiotikë shumëvalentë. Ka veprim
shumëvalent.

SHUTËR
Lëngjyrë, tifo.

SHYTA
Sëmundje ngjitëse që prek gjëndrat e pështymës dhe
shkakton ënjtje në gushë (kryesisht te fëmijët). I kanë
dalë shytat. Është me shytat. I hoqi (i kaloi) shytat.

FJALORI I MJEKESISE

Comments
All comments.
Comments

  1. Nalije Vehapi

    Shume fjalori i mire me pelqen

  2. ami

    I veshtire per tu perdorur, nuk ben dot as search. S’e kuptoj si funksionon. Ka mundesi te shkarkohet ky si fjalor?

    1. Hono Lulu

      ke të drejtë prandaj e kemi më të sistemuar këtu te portali mjekësia
      nuk është për shkarkim por është me indeks edhe ka materiale më shumë